Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Pulë me patate e bizele dhe Rizoto me rukola dhe karkaleca

Pulë me patate dhe bizele

Përbërësit:

400 gr fileto pule

2 thelpinj hudhra

1 qepë (mesatare)

Xhinxher

Kripë dhe piper i zi

1 lugë kafe piper i kuq

1 lugë kafe tumerik

2 patate

200 gr bizele

2 domate

Majdanoz

150 ml ujë ose lëng pule

125 gr mozzarella

Vaj ulliri

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe shtojmë në të mishin e pulës të prerë në kubikë me brinjë 1 cm. Kavardisim mishin derisa të ndërrojë ngjyrë dhe të zbardhet. Shtojmë hudhrat të prera imët, 1 qepë të prerë në kubikë të vegjël, i kavardisim pak dhe shtojmë kripë dhe piper të zi, piper të kuq, xhinxher pluhur ose të freskët, tumerik. I trazojmë që erëzat të shpërbëhen në vaj. Shtojmë më pas patatet e prera në kubikë 1 cm dhe bizelet të cilat i kavardisim për 2-3 minuta e më pas shtojmë domatet e qëruara dhe të prera në kubikë.  Shtojmë 2 lugë gjelle majdanoz të grirë imët, i trazojmë të gjithë përbërësit dhe shtojmë ¾ e gotës së ujit me lëng pule ose ujë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 15 minuta në temperaturë mesatare.

Në fund e mbulojmë të gjithë sipërfaqen e tiganit me djathë të grirë me rende, e lëmë sat ë shkrihet dhe e spërkatim me një lugë gjelle majdanoz të freskët.

Rizoto me rukola dhe karkaleca

Përbërësit:

300 gr karkaleca

300 gr oriz

100 gr rukola

1 thelpi hudhër

1 qepë

150 ml verë të bardhë

1.2 litër lëng perimesh

Vaj ulliri

1 lugë gjelle gjalp

4 lugë gjelle parmixhan i grirë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Pastrojëm karkalecat. Përgatisim lëngun e perimeve (1.2 litër) dhe e lëmë në zjarr që të qëndrojë e ngrohtë. Qërojmë hudhrën dhe e grijmë imët. Qepën e presim në kubikë të vegjël. Lajmë rukolën dhe pastrojmë bishtat. Në një tigan ngrohim një lugë gjelle vaj ulliri, shtojmë në të hudhrën sa të zbutet dhe shtojmë rukolën, duke ruajtur pak për dekor.

Kavardisim rukolën për një minutë në temperaturë të ulët dhe shtojmë 1 filxhan çaji lëng perimesh dhe e lëmë të ziejë për 2 minuta. Më pas e vendosim në blender dhe e kthejmë në salcë apo krem. Rregullojmë me kripë dhe piper shijen dhe e lëmë të rrijë e ngrohtë.

Në një tigan të thellë ngrohim 2 lugë gjelle vaj, kavardisim qepën derisa të zbutet, shtojmë orizin dhe e trazojmë së bashku me qepën për 1 minutë derisa kokrrat e orizit të vishen me yndyrë. E shuajmë me verë të bardhë dhe e trazojmë derisa vera të avullojë. Shtojmë lëng perimesh, kripë, piper të zi dhe dhe e lëmë të ziejë derisa të përthithë lëngun e perimeve për 14 minuta.

Kontrollojmë gatimin e orizit duke lënë pak lëng supe, shtojmë salcën me rukola dhe 1 lugë gjalp, parmixhan, i përziejmë dhe i lëmë të ziejnë për 3 minuta.

Ndërkohë në një tigan skuqim karkalecat. Servirim orizin duke e dekoruar me ruloka të freskët dhe karkalecat e skuqur.

D.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Varkave të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg

Era e fortë në Lezhë, mbesin pa energji elektrike disa zona! Varkave të vogla të peshkimit iu kërkohet të mos dalin në breg