Receta e parë: Pulë me peta
Përbërësit:
1 kg pulë
2 kokrra vezë
300 gr krem kosi
1 pako peta
vaj
kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere me 1,5-2 litër ujë të valuar e kripë vendosim copat e pulës për të zier. E lëmë të ziejë deri sa të ngulet piruni lehtë. Largojmë copat e mishit nga tenxherja dhe me majën e një thike largojmë koclën pa e prishur copën e pulës. Rrahim 2 kokrra vezë dhe e përziejmë me kremin e kosit, kripë e piper.
Lyejmë një tepsi me vaj. E hapim mirë me furçë dhe vendosim në të një petë të rrudhur. Vendosim dhe një petë tjetër mbi të dhe përsëri të rrudhur. E spërkatim petën mirë me lëng mishi dhe më pas me vezë e krem. Kështu vazhdojmë deri sa të përfundojnë petët. Në petën e fundit spërkatim me lëng pule dhe vezë me krem. Vendosim në sipërfaqe copat e pulës. I lyejmë dhe ato me krem e vezë dhe vendosim tavën në furrë në temperaturën 200ºC për 25-30 minuta. E shërbejmë të shoqëruar me kos.
Suzana nga Tirana u bë sot fituesja e 2000 lekëve të reja me vetëm një telefonatë. Ajo gjeti vlerën prej 500 lekësh, aq sa kushtonte receta dhe arriti të bëhej fituese. Në të njëjtën mënyrë, me vetëm një telefonatë në numrin 044 400 101 dhe duke gjetur vlerën e saktë se sa kushton receta
Pulë me peta
Receta e dytë: Ëmbëlsirë e ftohtë me banane dhe çokollatë
Përbërësit:
700 ml qumësht
2 puding vanilje
2 lgj sheqer
350 gr biskota
300 ml pana e ëmbël
3-4 banane
100 gr çokollatë
Përgatitja:
Përziejmë qumështin me pudding, sheqer dhe e vendosim në zjarr duke e trazuar vazhdimisht deri sa masa të trashet dhe të valojë. E largojmë dhe duke e mbuluar me qese e lëmë të ftohet plotësisht. Vendosim biskotat në një qese dhe me ndihmën e një roloni i shtypim ato por jo që ti kthejmë në miell. Rrahim panën me rrahësen e vezëve deri sa ajo të ngurtësohet. Më pas shtojmë pudingun të ftohtë dhe e përziejmë mirë. Ndajmë kremin e bashkuar në dy tasa të barabartë dhe gjysmën e përziejmë me ¾ e biskotave. Shtrojmë si bazë kremin e trazuar me biskota. Mbi bazë vendosim feta banane në të gjithë sipërfaqen. Mbulojmë bananet me kremin që veçuam dhe e nivelojmë mirë mbi gjithë sipërfaqen. Në fund spërkatim sipër ëmbëlsirën me biskotat e thërrmuara dhe me çokollatën lot. E vendosim tepsinë në frigorifer për 2 orë dhe para se ta shërbejmë mund të vendosim përsëri copa banana.
Ëmbëlsirë e ftohtë me banane dhe çokollatë