Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Qofte me spinaq e salcë dhe Omletë me lakër e patate

Qofte me spinaq dhe salcë

Përbërësit:

500 gr spinaq

300 gr rikota

1 vezë

4 thelpinj hudhra

3 lugë gjelle bukë e thekur e grirë

3 lugë gjelle djathë pekorino ose parmixhan

1/2 qepë mesatare

700 gr salcë domate

Kripë dhe piper i zi

Spec pikant (opsionale)

Bagetë për servirje

Përgatitja:

Vendosim 2 tiganë në zjarr dhe në të dy tiganët vendosim nga 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe nga një hudhër të prerë imët.

Tek njëri nga tiganët shtojmë një qepë të grirë imët dhe e kaurdisim me hudhrën derisa të zbutet pak. (Në këtë tigan do të përgatisim salcën.)

Tek tigani tjetër ku kemi vendosur vetëm hudhrën shtojmë spinaqin të pastruar ( Kryesisht gjethet të paprera) dhe e trazojmë.

Ndërkohë trazojmë qepën në tiganin tjetër dhe sapo të zverdhet lehtë, shtojmë purenë e domates dhe e lëmë salcën të ziejë në temperaturë të ulët.

Ndërkohë vazhdojmë përzierjen e spinaqit, rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi. Shtojmë kripë edhe te tigani me salcë.

Largojmë spinaqin nga tigani dhe e kullojmë atë në një sitë duke e kulluar mirë derisa të mos ketë më lëng. Më pas e vendosim në dërrasën e punës dhe e presim hollë-hollë.

Vendosim spinaqin në një tas, shtojmë në të rikotën, vezë, spec pikant, hudhra, piper të zi, djathë pecorino ose parmixhan të grirë hollë , 3 lugë gjelle bukë e thekur të grirë, punojmë brumin mirë derisa të mos na ngjitet në duar.

Përgatisim qofte sa një arrë e madhe dhe I shtojmë ato në tiganin me salcë dhe I lëmë të ziejnë në temperaturë të ulët. I shërbejmë me një ose 2 feta bagetë të thekur.

 

Omletë me lakër dhe patate

Përbërësit:

2 patate

1/2 qepë

2 kupa lakër e grirë

Kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle miell

3-4 vezë

1/2 tufë majdanoz

150 gr mozzarella

Vaj

1 lugë çaji gjalp

1 lugë gjelle susam

Përgatitja:

Qërojmë dhe presim në kubikë të vegjël patatet. Në një tigan me 3 luge gjelle vaj skuqim patatet pa I dhënë ngjyrë.

Presim qepën në kubikë të vegjël dhe e shtojmë te patatet, vazhdojmë kaurdisjen derisa qepa fillon të ulë volumin, atëherë shtojmë lakrën të prerë imët, dhe atë në kubikë të vegjël (si qepën afërsisht. Shtojmë pak kripë dhe piper të zi. Vazhdojmë kaurdisjen derisa patatja të jetë gatuar plotësisht.

Transferojmë patatet dhe lakrën e gatuar nga tigani në një tas, shtojmë në të 2 lugë gjelle miell, kripë dhe I përziejmë përbërësit në tas. Më pas shtojmë 3-4 kokrra vezë të plota, I përziejmë mirë, grijmë imët  ½ e tufën e majdanozit dhe e shtojmë atë në tas.

Në një tigan shtojmë 2 lugë gjelle vaj dhe nëse kemi, mund të vendosim një formë rrumbullake me diametër 15 cm. Vendosim si bazë fillimisht 2 lugë gjelle masë nga perimet e përziera në tas, I nivelojmë në formën e vendosur në tigan, shtojmë mbi bazë 2 lugë gjelle djathë mozzarella të grirë, mbulojmë djathin me 1 ½ lugë nga përbërja me lakër.

Spërkatim omletën sipër me susam, e lëmë të 4 minuta të piqet nga njëra anë, e pjekim dhe nga ana tjetër, e lëmë të piqet dhe e shërbejmë të ngrohtë. Kështu vazhdojmë edhe me pjesën e mbetur në tas.

 

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë