Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Role me kungull, oriz e djathë dhe supë me kungull, bizele e kos

 

Receta e parë: Role me kungull, oriz dhe djathë

Përbërësit:

3-4 kunguj të njomë

4 qepë të njoma

4 lgj vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

300 gr oriz i zier 70%

1 kokërr vezë

1 lgj kopër e grirë

4 lgj parmixhan i grirë

125 gr mozarela

Përgatitja:

Ziejmë 10 minuta orizin. Lajmë kungujt dhe i presim ato në feta të holla për së gjati. Pjesët anësore i presim në kubikë të vegjël, ndërsa qepët i presim në unaza të holla. Në tigan hedhim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim fillimisht kungujt. Shtojmë në to edhe qepën dhe i trazojmë së bashku për 2 minuta. Shtojmë kripë dhe piper, i largojmë nga zjarri dhe i vendosim në tas. Spërkatim me kripë fetat e kungullit. Në tasin me kungujt dhe qepë shtojmë orizin e zier (jo plotësisht), kopër, vezë, parmixhan të grirë dhe i trazojmë të gjitha mirë e më pas e lëmë mënjanë.

Thajmë fetat e kungullit me letër kuzhine. Më pas lyejmë një tavë më vaj. Marrim 2 feta kungulli dhe i bashkojmë bashkë.vendosim 1 lugë gjelle mbushje me oriz dhe djath dhe e rrotullojmë e bëjmë role të cilën e vendosim në tavë. Kështu veprijmë me të gjitha fetat deri sa tava të mbushet plot.

Vendosim tavën në furrë në temperaturën 180ºc për 20 minuta. E nxjerrim atë dhe e mbulojmë me djath mozarela të prerë në kubikë. Shtojmë disa gjethe borzilok dhe e vëndosim përsëri tavën në furrë për 10 minuta deri sa djathi të shkrijë dhe të marrë ngjyrë të verdhë.

Role me kungull, oriz e djathë

Receta e dytë: Supë me kungull, bizele dhe kos

Përbërësit:

300 gr kunguj

1 kokërr qepë

300 gr bizele

1 l lëng perimesh

500 gr salcë kosi

Nenexhik

2 lgj lëng limoni

Kripë dhe piper i zi

Pak kungull për dekor

4 lgj vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tenxhere hedhim vaj dhe kaurdisim në të qepën me kungullin për 5 minuta. Më pas shtojmë kripë dhe bizelet dhe i përziejmë. Shtojmë edhe lëng perimesh të nxehtë dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta.

Largojmë tenxheren nga zjarri dhe e lëmë të bjerë pak temperature e lartë. Shtojmë gjithashtu salcë kosi dhe nenexhik. E kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në pure, rregullojmë shijen me kripë, piper e lëng limoni.

E shërbejmë supën duke vendosur në qendër disa kubikë me kunguj të njomë të spërkatur me vaj ulliri dhe nenexhik.

Supë me kungull, bizele e kos

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mimoza: 06/05/2019 16:40

    Zonja Vjollca, te gjitha i gatuan shume mire, te lumshin duart.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?