Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Role me reçel dhe Rizoto me asparag

Receta e parë: Role me reçel

Përbërësit:

2 vezë

120 gr vaj luledielli

80 ml qumësht

1 lç pluhur pjekës

1 lç lëkurë limoni

450 gr miell

300 gr prevede boronice

Përgatitja:

Në një tas vendosim 1 vezë të plotë dhe të bardhën e një veze tjetër. ( të verdhën e lëmë mënjanë për lyerjen e rolesë). Shtojmë tek vezët 120 gr sheqer, 80 ml vaj luledielli , 80 ml qumësht, 1 lugë çaji pluhur pjekës, lëkurë limoni. Të gjithë përbërësit e mësipërm i përziejmë me tel dore deri sa të na formohet një masë homogjene. Shtojmë pak nga pak miell deri sa të na formohet një brumë që ngjit pak në duar. Spërkatim tavolinën me miell dhe fillojmë të punojmë brumin deri sat ë mos na ngjitet nëpër duar. E ngjeshim lehtë deri sa të marrë trajtë të lëmuar por të butë.

Vendosim një letër pjekje dhe mbi të hapim brumin në një trashësi 0,5 cm. Përhapim në të gjithë sipërfaqen prevedenë ( sipas shijes tuaj). Me ndihmën e letrës rrotullojmë petën deri sa formojmë një role të cilën në fund e lyejmë me të verdhën e vezës që lamë mënjanë në fillim. Mund të zbukuroni mbi të me çfarë të dëshironi, sheqer apo lajthi të copëtuara. E vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 30-40 minuta.

Role me reçel

Receta e dytë: Rizoto me asparag

Përbërësit:

320 gr oriz për rizoto

500 gr asparag

2 qepë të njoma

Gjalp + vaj ulliri

2 lgj parmixhan i grirë

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Shpëlajmë asparagët dhe presim fundet e tyre (pjesën e fortë). I vendosim në një tenxhere me ujë të valuar e kripë për të përgatitur lëngun e perimeve për rizoto. Pjesën tjetër të asparagëve I presim majat për dekor dhe kërcellin e presim në copëza me gjatësi 1-1,5 cm. pjesën e bardhë të qepëve e presim imët. Vendosim një tigan në zjarr me 1 lugë gjelle gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë në të orizin, e kaurdisim atë mirë deri sa kokrrat e orizit të vidhen me yndyrën. Shtojmë 1 garuzhde lëng perime dhe e lëmë orizin të ziejë. Në një tigan tjetër shkrijmë përsëri 1 lugë çaji gjalp, 1 lugë gjelle vaj ulliri. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë deri sa të zbutet. Shtojmë kërcellin e asparagut që kemi prerë në copëza 1 cm dhe i kaurdisim qeppët me asparagët së bashku. Shtojmë dhe tek asparagu pak lëng perimesh dhe I lëmë të ziejnë.

Më pas i shtojmë tek orizi dhe i lëmë të ziejnë së bashku oriz dhe asparag. Shtojmë dhe majat e asparagut, pasi kemi lënë disa për dekor. Shtojmë përsëri në tenxhere lëng periemsh. Ndërkohë majat e asparagëve i kaurdisim pak dhe i largojmë duke i vendosur në letër kuzhine për të larguar yndyrën. Shtojmë në tenxhere në fund dhe 2 lugë gjelle parmixhan. E trazojmë për të bërë rizoton më kremoze. E shërbejmë atë të ngrohtë duke e zbukuruar me majat e asparagëve.

Rizoto me asparag

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen