Receta e parë: Simite me rrush të thatë
Përbërësit:
1 gotë ujë të vakët
1 gotë qumësht
1 lugë gjelle sheqer
1 pako maja birre
100 gr gjalp
2 kokrra vezë
1/2 gote sheqer
1 pako sheqer vanilje
Miell
100 gr rrush i thatë
1 vezë për lyerjen e simiteve
Përgatitja:
Një tas vendosim 1 gotë ujë të vakët, 1 gotë qumësht të vakët, 1 lugë gjelle sheqer, 1 pako maja. I përziejmë mirë. Shkrijmë sa të tretet 100 gr dhe e shtojmë në tasin me qumësht dhe maja. Në një tas rrahim 2 kokrra vezë, gjysmë gote sheqer, 1 pako sheqer vanilje dhe i përziejmë mirë me vezët. Bashkojmë vezët e përziera me tasin me maja dhe i trazojmë mirë. Shtojmë miellin deri sa të na formohet një brum i butë që nuk na ngjit nëpër duar. E punojmë mirë brumin për minuta. Lyejmë në tas me vaj dhe vendosim brumin në tas. E mbulojmë me celefon dhe e lëmë të pushojë për 30-40 minuta. Më pas e punojmë brumin përsëri për 3 minuta. E hapim një petë me trashëesi 3 cm. E lyejmë me vaj dhe gjalp. Shpërndajmë në të gjithë sipërfaqen e brumit rrush të thatë dhe e mbledhim atë role. Presim rolenë në trashësi 1,5 cm. I vendosim në një tepsi dhe i mbulojmë për 20 minuta. Lyejmë simitet me të verdhë veze, trazuar me qumësht dhe vaj dhe më pas e vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 20-25 minuta.
Simitet e gatuara nga Zonja Vjollca kushtojnë 300 lekë. Salushja nga Tirana e cila u bë pjesë e quiz-it të sotëm arriti të gjente vlerën e saktë se sa kushton receta dhe në këtë mënyrë u bë fituese e 2000 lekëve të reja. Pjesë e quiz-it dhe fitues gjithashtu mund të behëni të gjithë ju duke telefonuar në numrin dhe duke gjetur sa kushton receta që po gatuan Zonja Vjollca
Receta e dytë: Fërgesë me mëlçi dhe gjizë
Përbërësit:
400 gr mëlçi të zezë
1 kokërr qepë
3 thelpinj hudhër
1 spec i kuq pikant
2 speca
2 domate
1 lç piper i kuq
250 gr gjizë
Kripë dhe piper i zi
Vaj ulliri
Majdanoz
Përgatitja:
Mëlçinë të paprerë e vendosim në qumësht dhe i japim një valë 3 minuta. Grijmë qepën në kubikë ose në fije sipas preferencave. Shtojmë hudhrat e grira hollë, specin pikant dhe i shtojmë në tiganin ku kemi ngrohur 4 lugë gjelle vaj ulliri. I kaurdisim mirë së bashku deri sa qepa të jetë zbutur plotësisht. Shtojmë 2 speca të prerë në kubikë dhe vazhdojmë ti kaurdisim së bashku. Ndërkohë mëllcinë që e kemi kaluar në valë (ose të vendosur në qumësht për 30 minuta. E presim në kubikë të vegjël dhe e shtojmë në tigan. E kaurdisim mirë deri sa të mos ketë lëng. Shtojmë domatet të grira, të qëruara dhe i japim valë duke I dhënë shije me kripë e piper të zi. Shtojmë 1 lugë çaji piper të kuq. Fikim zjarrin dhe e shtojmë gjizën. E trazojmë duke shtuar majdanozin e grirë. E vendosim në tavë dhe e nëse dëshironi mund ta vendosim në furrë në temperaturën 180ºC për 10-15 minuta.