Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Strudel me sfoljat dhe mollë dhe Burani me presh

Strudel me sfoljat dhe mollë 

Përbërësit:

1 petë sfoljat 
100 gr rrush i thatë 
2-3 mollë 
1/2 limon (lëngu) 
2 lugë gjelle sheqer 
50 gr arra 
1 lugë kafe kanellë 
1 lugë gjelle gjalp 
2 lugë gjelle galetë e grirë
Sheqer pluhur

Fillimisht vendosim rrushin e thatë në ujë për tu zbutur. Qërojmë mollët dhe i presim ato në kubikë, spërkasim mollët me lëngun e limonit. Shtojmë në tasin me mollë dhe dy lugë sheqer. Shtrydhim mirë rrushin e thatë dhe e shtojmë në tasin me mollë, shtojmë kanellën dhe i përziejmë të gjithë përbërësit e mbushjes që të marim aromën dhe shijen e njëra - tjetrës. Në një tigan shkrijmë një lugë gjelle gjalpë dhe kaurdisim dy lugë gjelle galet të grirë, vazhdojmë kaurdisjen derisa galeta të marë ngjyrë të verdhë. Hapim petën sfoliatë dhe e shtrojmë si bazë. Mbi të shtojmë mollët e përziera me rrush, kanellë dhe sheqer. E përhapim mirë në mes të petës, palosim petën nga të dyja anët dhe në dy pjesët anësore të saj dhe e transferojmë atë në tavë. E vendosim në furrën e parangrohur me temperaturë 190 gradë për 30 minuta. E nxjerim nga furra, e lëmë të ftohet dhe e pudrosim me sheqer pluhur. E presim dhe e servirëm.

Burani me presh

Përbërësit:

1.5 kg presh 
Vaj ulliri 
1 kokërr qepë 
250 gr mish i grirë 
1 lugë gjelle salcë
Kripë dhe piper i zi 
2 gjethe dafine 
3 lugë gjelle oriz

Në një tigan të thellë me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë hollë, shtojmë mishin e grirë dhe vazhdojmë kaurdisjen derisa mishi të ndryshojë ngjyrë. Shtojmë preshët të prerë pjerrtas me gjatësi 3cm, pasi preshët të ulin volumin e tyre shtojmë salcën e holluar me pak ujë, shtojmë kripën, piper të zi dhe dafinë. Shtojmë në fund ujë baraz me nivelin e preshëve pasi preshët do të nxjerin lëngun e tyre. E mbulojmë me kapak dhe e lemë të ziejë për 10 minuta. Shpërlajmë orizin dhe e shtojmë tek preshët, i mbulojmë përsëri dhe i lemë të ziejnë së bashku për 12 - 14 minuta. E shërbejmë të ngrohtë me bukë të thekur.

 

 

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët

‘Zbardhet’ Valbona! Pamje magjepsëse nga veriu i vendit, vizitohet nga turistët