Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tartë e kripur me patate dhe Speca të mbushur me mish në salcë domate

Receta e parë: Tartë e kripur me patate

Përbërja:

700 gr patate

1 kokërr qepë

150 gr proshutë

2 speca me ngjyrë

100 gr djath të bardhë

4 lgj miell

3 kokrra vezë

80 gr djath kaçkavall i butë

kripë + piper të zi + rigon

Përgatitja:

Fillimisht qërojmë qepën dhe e grijmë atë në rende ose në kubikë shumë të vegjël. Patatet gjithashtu i qërojmë dhe i grijmë në rende. Bashkojmë më pas në një tas qepë, patate, kripë, piper të zi, rigon, miell, vezë dhe proshutë. I trazojmë mirë të gjithë përbërësit dhe këtë masë e shtrojmë në një tavë ku kemi vendosur një letër pjekje.

Specat e larë dhe të tharë i presim në kubikë dhe i shpërndajmë mbi bazën e tartës me patate. Presim djathin në kubikë, e shpërndajmë mbi speca dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me një shtresë me djath pice. E vendosim tartën në furrë në temperaturën 200 gradë Celsius për 30-35 minuta.

Kjo recetë  kushton 420 lekë, por megjithë telefonatat e shumta asnjë nuk arriti ta gjente vlerën e saktë për tu brë në këtë mënyrë fitues i quiz-it tonë. Me vetëm një telefeonatë në numrin 044 400 101 dhe një shifër të saktë se sa kushton receta ju munf të bëheni fitues i 2000 lekëve të reja. 

Tartë e kripur me patate

Receta e dytë: Speca të mbushur me mish në salcë domate

Përbërësit:

1 kg speca

2 kokrra qepë

500 gr mish të grirë

3 thelpinj hudhër

2 lgj majdanoz i grirë

1 lç piper i kuq

1 kokërr vezë

9 lgj oriz

kripë dhe piper i zi

4 lgj vaj ulirri

400 gr pure domate

1 lgj miell

2 gota ujë

Përgatitja: 

Lajmë e pastrojmë specat nga bishti e farat. Në një tenxhere vendosim 2 lugë gjelle vaj dhe kaurdisim mirë qepët e grira deri sat ë zbuten. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim deri sa mishi të marrë një ngjyrë të lehtë dhe të thërrmohet. Shtojmë 1 lugë ccaji piper të kuq të ëmbël, 1 lugë gjelle vegetë ose kripë, piper të zi, orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen. Në një tenxhere tjetër të bollshme vendosim 2-3 lugë gjelle vaj dhe skuqim 1 lugë gjelle miell. E trazojmë miellin pa i dhënë ngjyrë. Mbushim specat me mish dhe oriz dhe vendosim një domate në krye që të mos dalë mbushja. I vendosim ato në tenxheren ku po zien uji. Në miell i vendosim me pjeën e mbushjes nga lart, pra vertikalisht. Shtojmë dhe pak ujë ku specat të të jenë me ujë deri në gjysmë të tyre. Në momentin që fillon të valojë tenxherja shtojmë purenë e domates. Rregullojmë shijen me pak kripë dhe piper ose vegetë. Vendosim kapakun dhe i lëmë të ziejnë për 25 minuta.

Speca të mbushur me mish në salcë domate

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale