Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tartë me pjeshkë, sallatë e ftohtë me oriz, sallatë me oriz trengjyrëshe/ Lira nga shkodra, fituesja e sotme

Receta e parë: Tartë me pjeshkë

Përbërësit:

3-4 kokrra pjeshkë

3 kokrra vezë

180 g sheqer kaf

70 ml vaj bimor

50ml amareto

250 g miell

1 pako pluhur pjekës

Përgatitja:

Lajmë pjeshkët dhe i presim në feta të holla me trashësi 1 cm. Një pjeshkë mund ta qërojmë dhe ta presim në kubikë ( nëse dëshironi mund ti vendosni edhe në brum). Pjeshkët e prera në feta me lëkurë dhe i vendosim në një tas ku do të shtojmë në të 3 lugë gjelle amareti (liker) dhe 2 lugë gjelle sheqer kaf. I përziejmë së bashku dhe i lëmë mënjanë. Në një tas vendosim 3 kokrra vezë të plota. I përziejmë mirë dhe shtojmë sheqerin. Vazhdojmë përzierjen deri sa sheqeri të shkrijë. Shtojmë vajin, 30 ml amareti (liker) dhe vazhdojmë përzierjen duke shtuar ngadalë 250 gr miell. Shtojmë pluhur pjekës deri sa të na formohet një brum i rrjedhshëm. Nëse dëshironi mund të shtoni kubikë pjeshke. Lyejmë një tavë me vaj, e pudrosim me miell dhe nivelojmë në të brumin. Në fund dekorojmë tartën sipër me feta pjeshke duke I vendosur ato në të gjithë sipërfaqen e brumit. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 180ºC për 40 minuta. Në fund e nxjerrim, e lëmë të ftohet për 15 minuta dhe më pas e pudrosim me sheqer pluhur.

Kjo recetë kushton 320 lekë dhe ishte Lira nga Shkodra ajo që u bë fituese e 2000 lekëve të reja. Lira e fitoi quiz-in pasi gjeti saktë vlerën se sa kushtonte receta. Në të njëjtën mënyrë, edhe ju mund të bëheni fitues duke telefonuar në numrin 044 400 101

Tartë me pjeshkë

Receta e dytë: Sallatë e ftohtë me oriz

Përbërësit:

250 g oriz

150 g domate qershi

150 g kaçkavall

150 g proshut viçi

80 g bizele

80 g spec i kuq

80 g spec i verdhë

80 g ullinj të zi

80 g kastraveca turshi

3 qepë të njomë

kripë + piper të zi

vaj ulliri

Përgatitja:

Ziejmë orizin, e kullojmë atë dhe e ftohim. Ziejmë bizelet. Presim ullinjtë në unaza, domatet e prera në katërsh. Proshutën, kaçkavallin, specat dhe kastravecat turshi I presim në kubikë. Përziejmë të gjithë përbërësit me orizin, vaj ulliri, pak kripë dhe e shërbejmë.

Sallatë e ftohtë me oriz

Receta e tretë: Sallatë me oriz 3 ngjyrëshe

Përbërësit:

240 g oriz

2 lgj pesto xhenoveze

200 g mozzarela

150 g domate qershi

4 lgj vaj ulliri

Borzilok

Përgatitja:

Ziejmë orizin për 14-16 minuta. E lëmë të ftohet (por dhe mund ta shpëlajmë). Vendosim orizin në një tas. Shtojmë në të 2 lugë gjelle pesto majoneze dhe e përziejmë me orizin. Shtojmë domatet të prera në katërsh dhe djathin të prerë në kubikë me brinjë 1 cm.

Shtojmë në të vajin e ullirit dhe e përziejmë mirë. E shërbejmë duke e zbukuruar pjatën me borzilok.

Sallatë me oriz trengjyrëshe

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen