Tavë me fasule pllaqi
Përbërësit:
400 gr fasule pllaqi
1 qepë
300 gr pure domate
1 lugë çaji piper i kuq
2 karrota
5-6 thelpinj hudhra
Kripë dhe piper i zi
Piper pikant
1 lugë kafe sheqer
Rigon
Nenexhik
Majdanoz
Përgatitja:
Lajmë fasulet dhe i vendosim në tas, i mbulojmë me ujë dhe i lëmë gjithë natën të zbuten.
I shpëlajmë dhe pasi ti mbulojmë me ujë i vendosim për të zierë.
Ndërkohë në një tigan ngrohim vajin e ullirit dhe pasi të shtojmë qepën e kacvardisim mirë derisa të zverdhet, shtojmë karrotën të prerë në feta, hushrat, purenë e domates dhe I përziejmë të gjitha së bashku. E lëmë qepën dhe domaten për të zierë 5 minuta. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe pipër të kuq apo pak spec pikant nëse dëshironi, nenexhik dhe rigon. Shtojmë dhe fasulet, jo të ziera plotësisht, një gotë e gjysmë lëng mishi dhe vendosim tavën në furrë, në temeraturë 180 gradë Celsius, për 20-25 minuta.
Byreçka me palaçinka
Përbërësit:
2-3 vezë
300 ml qumësht
300 ml ujë
270 gr miell
1 lugë pluhur pjekës
1 lugë kafe kripë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë hollë
150 gr djathë cheddar
100 gr djathë feta
Përgatitja:
Rrahim vezët në një tas dhe shtojmë në të qumështin, ujin, kripën, pluhurin pjekës, miellin dhe i trazojmë derisa të formohet një masë homogjene (e hollë). Shtojmë majdanozin e grirë hollë dhe bishtat e qepës të grirë hollë.
Lyejmë një tigan me pak vaj ose gjalpë dhe shtojmë një garuzhde nga brumi, i pjekim nga të dyja anët dhe i largojmë.
Vendosim në çdo palaçinkë, në qendër, djathë të bardhë dhe djathë cheddar, i palosim ato në formë katrore dhe i lëmë mënjëanë. Në një tigan hedhim pak vaj Olim dhe i skuqim byreçkat duke vendosur palosjen fillimisht nga poshtë.
I largojmë duke i vendosur në një pjatë me letër kuzhine.
I shërbëjmë të ngrohta të shoqëruara sipas preferencës.