Receta e parë: Tavë me patate, kunguj dhe djath

Përbërësit:

500 g kungull të njomë

1 kg patate

4 lgj vaj ulliri

2 qepë të kuqe

1 spec i kuq

1 spec jeshil

500 g domate

kripë + piper të zi + rigon

100 g djath te bardhë

3 kokrra vezë

200 ml krem pana

1 lgj miell

Përgatitja:

Lajmë dhe pastrojmë domatet nga lëkura duke i vendosur në ujë të valuar për 1 minutë. Pasi qërojmë lëkurën e domateve i presim ato në kubikë. Ngrohim vajin dhe shtojmë domatet e sheqerin. I lëmë të ziejnë për 10-12 minuta. Ndërkohë kur domatja të ketë shteruar shtojmë pak kripë, djathin e thërrmuar ose gjizën dhe e përziejmë. Rrahim vezët, i shtrojmë mbi domate dhe ulim temperaturën e sobës në minimum duke vendosur kapakun me qëllim që veza të mpikset ngadalë. Nuk e trazojmë në moment por pas 2-3 minutash e trazojmë ngadalë dhe përsëri vendosim kapakun. E shërbejmë të ngrohtë.

Kjo recetë e zonjës Vjollca kushton 470 lekë dhe ishte Griselda nga Tirana ajo që gjeti vlerën e saktë duke u bërë fituese e vlerës 2000 lekë të reja. Ashtu si Griselda edhe ju mund të bëheni fitues duke gjetur koston e saktë të recetës dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101

Tavë me patate, kunguj e djathë

Receta e dytë: Fërgese Me Domate Dhe Vezë

Përbërësit:

800 g domate

1 lç sheqer

4 thelpinj hudhër

100 g djath ose gjizë

4 kokrra vezë

kripë

50 ml vaj ulliri

Përgatitja:

Ngrohim furrën në temperaturën 200ºC. në një tepsi ku kemi shtruar letër pjekje vendosim kungujt e prera në feta rrumbullake dhe pasi të kemi spërkatur me pak vaj, i vendosim në furrë për 15-20 minuta.

Ndërkohë që piqen kungujt në një tigan me 2 lugë gjelle vaj kaurdisim qepën të prerë në feta. E kaurdisim sa të zbutet dhe shtojmë specat e grirë hollë në fije. I trazojmë sa të zbuten dhe shtojmë domatet e prera në kubikë, të qëruara nga lëkura. Shtojmë kripë, piper e pak rigon dhe I ziejmë për 10 minuta. Në një tigan të thellë skuqim patatet. Në një tas rrahim 3 kokrra vezë më panën dhe 1 lugë gjelle miell. I përziejmë mirë dhe shtojmë në të kripë, piper të zi e pak rigon.

Në një tepsi të lyer me vaj shpërndajmë 2-3 lugë gjelle salcë të përgatitur me qepë, spec dhe domate. Mbi të shtrojmë një bazë me patate të skuqura e pak rigon. Mbulojmë patatet përsëri me kimën e përgatitur e djath të thërrmuar. Shpërndajmë kungujt duke krijuar një shtresë të dytë dhe e spërkatim me djath të thërrmuar e kimë. Në fund shtrojmë shtresën e tretë me patate. Shpërndajmë mbi të vezët të përzier me pana. Nëse dëshironi në fund mund të shtoni djath të butë pice.

Fërgesë me domate e vezë