Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tavë me perime e pesto xhenoveze dhe Petulla me fiq të thatë

 

Receta e parë: Tavë me perime dhe pesto xhenoveze

Përbërësit:

500 gr speca të verdhë

200 gr domate

2 thelpi hudhër

500 gr patëllxhanë

300 gr kunguj të njome

80 gr pesto xhenoveze

20 gr galetë e grirë

Kripë+ piper

vaj ulliri

2 lgj majdanoz i grirë

1 lgj djath parmixhan

Përgatitja:

Lajmë, thajmë perimet dhe presim patëllxhanët e kungujt në feta me trashësi 0,5 cm. gjithashtu specat I presim në feta. Domatet i presim në katërsh, të pastruar nga farat dhe lëkurat. Vendosim tiganin me pak vaj dhe I kalojmë në zgarë apo skuqje të lehtë.

Në një tepsi vendosim si shtresë të parë patëllxhanët. Kalojmë dhe kungujt në të njëjtin tigan në zgarë apo për skuqje. Ndërkohë spërkatim me pesto xhenoveze patëllxhanët. Shtrojmë shtresën e dytë me feta me kunguj. Grijmë hudhrat dhe I shpërndajmë mbi kunguj. Vendosim disa feta domate. Përsëri spërkatim kungujt dhe domatet me pesto. Vendosim specat nga ana e lëkurës mbi copat e domates. I pudrosim me 1 lugë gjelle bukë të thekur të thërrmuar. I spërkatim me vaj ulliri dhe e vendosim tavën në furrën e parangrohur 200ºC për 20-25 minuta. Në fund e spërkatim me pak majdanoz të grirë hollë dhe 1 lugë gjelle parmixhan të grirë.

Tavë me perime e pesto xhenoveze

Receta e dytë: Petulla me fiq të thatë

Përbërësit:

10 lgj miell

1 lgj sheqer

1 lç lëkure limoni

1 lç pluhur pjekës

150 gr fiq të thatë

1 kokërr veze

150 gr kos

2 lgj liker

sheqer pluhur

vaj për skuqje

Përgatitja:

Në një tas vendosim miellin e situr, 1 lugë gjelle sheqer, lëkurë limoni, pluhur pjekës, fiq të thatë të prerë në copëza të vogla. Në një enë tjetër bashkojmë vezën me kosin. I bashkojmë kosin me vezë tek tasi me miell. I përziejmë mirë dhe shtojmë likerin e më pas e lëmë brumin të pushojë për 20-30 minuta. Ngrohim vajin dhe me 2 lugë bëjmë sfera të vogla dhe I skuqim deri sa të marrin një ngjyrë të artë. I vendosim në një pjatë me letër kuzhine e më pas, pasi të bjerë temperature I shërbejmë të spërkatura me sheqer pluhur.

Petulla me fiq të thatë

b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?

Cilët janë sot patriotët dhe atdhetarët dhe kush meriton të festojë Pavarësinë?