Përbërësit:

300 gr gjalp

300 ml qumësht

450 gr miell

3 vezë

Shërbeti:

800 gr sheqer

550 ml ujë

2 feta limon

Vanilje

Vendosim qumështin në tenxhere, e ngrohim atë dhe shtojmë gjalpin duke e lënë qumështin të kalojë në vlim. E largojmë nga zjarri dhe shtojmë një majë luge sodë buke. Shtojmë gradualisht gjysmën e miellit dhe e trazojmë miellin me lugë druri deri sa të na formohet brumë. E vendosim tencheren në zjarr dhe e pjekim brumin njësoj si hallvë deri sa brumi shkëputet nga luga. E largojmë brumin dhe e vendosim në një tas tjetër. Shtojmë vezët një nga një dhe e punojmë brumin mirë. E vendosim brumin në tepsi dhe më pas e presim atë në feta bakllavaje. Vendosim tepsinë në furrë në temperaturën 200ºC për 30 minuta.

Në tenxhere vendosim sheqer, ujë, 3 feta limon. Vendosim tenxheren në zjarr dhe e lëmë shërbetin të ziejë 5-7 minuta nga momenti i zierjes. Tespishtja duhet të jetë e vakët kur të shtojmë shërbetin.

Receta e dytë: Supë dimri

Përbërësit:

300 gr karrota

1 kokërr qepë

1/n lugë kafe sheqer

1 litër ujë

2 dado perimesh ose mishi

100 gr makarona

300 gr spinaq

250 gr mish

2 lugë gjelle gjalp

Kripë dhe piper i zi

Qoftet:

300 gr mish

50 gr sallam parizier

1 qepë

1vezë

Rigon

2 lugë gjelle peksimadhe

Piper i kuq

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Fillimisht në një tas përziejmë mishin e grirë, sallamin parizier të grirë apo të copëtuar, gjysmën e qepës, kripë e piper të zi, pak piper të kuq, vezët , rigonin dhe peksimadhet. Përziejmë mirë brumin dhe e lëmë të pushojë për 20 minuta në një tas. Më pas formojmë qoftet jo shumë të mëdha. I pudrosim me pak miell dhe i japim qofteve një skuqje shumë të lehtë.

Shkrijmë gjalpin  dhe  kaurdisim gjysmën e qepës që teproi. Kur qepa të jetë bërë transparente shtojmë sheqerin dhe e kaurdisim deri sa qepa të karamelizohet. Shtojmë ujin, 2 dado perimesh ose mishi, makaronat dhe karrotat e prera në unaza të holla. Shtojmë qoftet dhe i lëmë të ziejnë për 10 minuta. Më pas shtojmë misrat, lëmë spinaqin të ziejë për 2 minuta dhe më pas e shërbejmë.