Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Tortë e mbushur me rikota e çokollatë dhe Mish me perime e makarona

Tortë e mbushur me rikota dhe çokollatë

Përbërësit:

Baza:

3 vezë

180 gr sheqer

50 ml vaj bimor

50 ml qumësht

180 gr miell

1/2 pako pluhur pjekës

Mbushja:

2 vezë

90 gr sheqer

500 gr rikota

60 gr niseshte

 Vanilje

70 gr çokollatë fondente

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, sheqerin, i përziejmë sa të shkrihet sheqeri, shtojmë vaj luledielli, qumësht, i përziejmë, shtojmë miellin dhe pluhurin pjekës dhe përziejmë derisa të formohet një masë homogjene.

Shtojmë ½ e brumit në një tepsi 24 cm dhe e vendosim në furrë në temperaturë 180 gradë Celsius për 10 minuta.

Ndërkohë përgatisim mbushjen. Rrahim në një tas 2 vezë, sheqerin, i përziejmë, shtojmë rikotën, niseshten dhe i trazojmë derisa të formohet një krem i lidhur, vanilje dhe çokollatën e copëtuar. I përziejmë mirë.

Nxjerrim tepsinë nga furra, shtojmë mbushjen dhe e mbyllim dhe e mbulojmë me gjysmën e brumit që ruajtëm nga brumi I bazës. E nivelojmë sipërfaqen dhe e vendosim përsëri në furrë për 25-30 minuta.

Presim tortën të piqet, e ftohim dhe e spërkatim me sheqer pluhur dhe e shërbejmë.

 

Mish me perime dhe makarona

Përbërësit:

500 gr mish viçi

2 thelpinj hudhra

1 qepë mesatare

1 copë të vogël rrënjë selinoje (100 gr)

2 speca me ngjyrë miks

2 domate

Kripë dhe piper i zi

Majdanoz

Vaj ulliri

1 gotë makarona guackë

Përgatitja:

Ngrohim vajin dhe pasi kemi prerë mishin në kubikë e kavardisim dersa të zverdhet pak. Shtojmë hudhrat, i trazojmë për 1 minutë duke shtuar më pas qepën në kubikë. I kavardisim së bashku derisa qepa të zbutet pak.

Shtojmë rrënjën e selinosë në kubikë, specat në kubikë, i trazojmë sëbashku, shtojmë dhe domaten në kubikë dhe I lëmë të ziejnë për 15 minuta.

Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi, shtojmë 500 ml lëng perimesh ose ujë dhe lëmë të ziejë dhe për 10 min të tjera. Shtojmë makaronat dhe I lëmë të ziejnë duke respektuar minutat e shkruara në etiketë. 5 minuta para se të largojmë tenxheren nga zjarri shtojmë majdnozin të grirë hollë. E lëmë gjellën të pushojë 15 minuta dhe më pas e shërbejmë.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale