Të gatuajmë me Zonjën Vjollca: Tortëza me kungull, lule kungulli e rikota dhe Fileto pule me domate të thata e borzilok/ Eli nga Tirana, fituesja e sotme

Receta e parë: Tortëza me kungull, lule kungulli dhe rikota

Përbërësit:

2 kunguj të njomë

250 gr rikota

1 pete sfoliate

2 kokrra vezë

½ lç pluhur pjekës

100 gr proshutë

200 gr mozzarele

10 lule kungulli

2 lgj djath i integruar

kripë+ piper te zi

Përgatitja:

Pastrojmë kungullin dhe e grijmë atë në rende( jo pjesa e farave ). Proshutën e palosim dhe e presim në fije. Në një tas vendosim rikotën, shtojmë 2 kokrra vezë, 2 lugë gjelle djath grana ose parmixhan, piper të zi, kungullin të grirë në rende, proshutën, pluhurin pjekës, petalet e luleve të copëtuara.

Hapim petën sfoliatë dhe me ndihmën e një stampe 8 cm formojmë rrathë në petën sfoliatë. Vendosim rrathët e petës në një tepsi me forma. Në çdo formë vendosim një rreth si bazë për tortëzat e vogla. E shpojmë fundin e tyre me pirun dhe në çdo tortë vendosim një lugë gjelle me mbushje deri sa të përfundojë mbushja. Presim  mozarelan në kubikë me brinjë 1 cm dhe vendosim nga një kub brenda me mbushje duke e mbuluar mirë me mbushje. Vendosim tepsinë në furrën e parangrohur në temperaturën 180ºC për 25-30 minuta.

Kjo recetë kushtoi 600 lekë dhe ishte Eli nga Tirana e cila bëri mirë llogaritjen dhe gjeti vlerën e saktë duke u bërë kështu fituese e quiz-it të sotëm. Eli fitoi 2000 lekë të reja nga Conad, ndërkohë që të gjithë ju mund të bëheni fitues të kësah shume duke gjetur se sa kushton receta dhe duke telefonuar në numrin 044 400 101

Tortëza me kungull, lule kungulli e rikota

Receta e dytë: Fileto pule me domate të thata dhe borzilok

Përbërësit:

500 gr fileto pule

2 lgj miell

kripë+ piper të zi

vaj ulliri

1 lç gjalp

2 thelpi hudhër

rozmarine ose trumzë

80 gr domate të thata

100 ml pana

150 ml qumësht

5-6 gjethe borzilok

Përgatitja:

Vendosim miellin në pjatë. Shtojmë në të kripë e piper të zi. Fileton e presim në copa sa një kafshatë ose dhe mund ta lëmë copë të madhe, sipas dëshirës. Pudrosim mishin me miell duke e shkundur atë. Në tigan ngrohim vajin me gjalp. Sa të shkrijë gjalpi kaurdisim fileton e pulës. Shtojmë hudhrën të prerë në katërsh dhe erzat (trumzë ose rozmarinë). Kur mishi të ketë zënë pak kore të verdhë shtojmë domatet e thata, pana, qumështin e borzilokun dhe e lëmë mishin të ziejë deri sa të lidhet lëngu dhe të na formohet një salcë e bardhë. E shërbejmë pjatën të zbukuruar me gjethe borziloku.

Fileto pule me domate të thata e borzilok

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë

Europa League/ 36 skuadra sot në fushë, spikat Tottenham - Roma! Në Stamboll ndeshje delikate për sigurinë