Të gatuajmë me zonjën Vjollca : Revani me shërbet dhe Makarona të mbushur me ullinj e djath

Përbërësit :

10 kokrra vezë

10 lugë gjelle sheqer

10 lugë gjelle miell

Shërbeti

1 kg sheqer

750 ml ujë

2 feta limon

Përgatitja:

Fillimisht vendosim në një tas vezët e plota me 10 lugë sheqer. I rrahim me rrahësen e vezëve së bashku për 2-3 minuta. Shtojmë pak kripë dhe vazhdojmë përzierjen e tyre deri sa sheqeri të shkrijë dhe volumi i vezëve të jetë shtuar. Më pas shtojmë 10 lugë miell në mënyrë graduale , me ndihmën e një site. E trazojmë miellin mirë me lugë ose me spatul (jo me rrahës elektrik).

Lyejmë një tepsi me pak gjalpë dhe e pudrosim me pak miell dhe më pas shtojmë brumin e përgatitur. E vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 170 – 180 º C për 25-30 minuta.

Ndërkohë vendosim shërbetin në zjarr me ujë , sheqer, 2 feta limoni dhe e lëmë të ziejë, dhe menjëherë sat ë marrë valë, pas 5 minutash e largojmë tenxheren nga zjarri.

Nxjerrim revaninë nga furra, e lëmë të ftohetdhe më pas shtojmë shërbetin jo shumë të nxehtë. E lëmë të ftohet, për ta shërbyer më pas.

Receta e dytë: Makarona guackë të Mbushura me ullinj dhe djathë

Përbërësit :

300 gr makarona guackë

1 qepë e vogël

1 thelb hudhër

1 spec djegës

3 lugë gjelle vaj ulliri

150 gr domatë qershi

80 gr ullinj pa bërthamë

60 gr djath i bardhë

Pak majdanoz

Marule + rukola

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Ziejmë makaronat aldente ( aq sa shkruhet në etiketë), në ujë të bollshëm dhe kripë. I shpëlajmë me ujë të ftohtë dhe i vendosim në një picetë letre. Hapësirat i vendosim poshtë në mnëyrë që të kullojë uji. I mbulojmë me letër alumini që të mos ftohen.

Grijmë hollë qepën. Presim domatet në copa të vogla, ullinjtë në unaza dhe i përziejmë me domatet. Shtojmë pak majdanoz ose dhe borzilok. Shtojmë qepët e ftohta me hudhër dhe spec. shtojmë kripën ,piperin dhe djtin e copëtuar. Mbushim makaronat dhe i vendosim në një pjatë ku kemi shtruar gjethet sallatë jeshile dhe rukolas.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale