Të gjitha bankat të rrezikuara ndaj pastrimit të parave! BSH: S’kanë të dhëna për burimin e fondeve dhe klientëve

Një nga shtyllat kryesore të stabilitetit financiar në vend janë bankat, institucionet-jo banka, shoqëritë e kursim-kreditit si dhe zyrat e këmbimit valutor, por që fatkeqësisht të gjitha këto pjesë përbërëse janë të rrezikuara ndaj pastrimit të parave. Banka e Shqipërisë në raportin për vitin 2020 për Mbikëqyrjen Financiare thotë se bankat e nivelit të dytë janë të gjitha të rrezikuara ndaj financimit të terrorizmit dhe pastrimit të parave të pista.

5 prej bankave kanë rrezik të lartë ndërsa 7 rrezik të mesëm, pra asnjë nga bankat nuk është e pa-rrezikuar.

Të njëjtat shifra janë raportuar edhe për vitin 2019, sa i takon rrezikut për këtë dukuri nëpër banka, pra nuk ka pasur ndonjë përmirësim të dukshëm. Sipas analizës së bërë problematikat kryesore të identifikuara në banka janë: mungesë e të dhënave mbi volumin e aktivitetit apo nuk provohet asnjë e ardhur nga biznesi, apo mungesë dokumentacioni mbi burimin e fondeve.

Në disa është konstatuar mungesë dokumentacioni ligjor për klientin dhe dokumentacioni mbështetës për transaksionet. Po ashtu është konstatuar se ka pasur mungesë monitorimi nga bankat për destinacionin e kredisë konsumatore me kolateral kur klienti është i kategorisë së lartë të rrezikut.

Gjatë vitit të kaluar banka qendrore ka kryer kontrolle në 49 subjekte financiare, banka, jo-banka e shoqëritë e kursim-kreditit, ku 36 prej subjekteve kishin rrezik të mesëm për pastrimin e parave dhe 13 prej tyre rrezik të lartë. Pa rrezik nuk është vlerësuar asnjë institucion i kontrolluar.

Sipas bankës arsyet e vlerësimit të subjekteve me rrezik të lartë janë, kur ka subjekte ku raporti i numrit të klientëve me rrezik të lartë është i madh ndaj numrit total të klientëve apo kur ka transferta me rrezik të lartë në numër të madh ndaj numrit totalit të transfertave të kryera. Po ashtu ka pasur probleme edhe me cilësinë e raportimit pranë autoritetit për administrimin e rrezikut të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë