Të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës në Paris

Të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës në Paris

1667330070_Paris.PNG

Parisi njoftoi të martën se të gjitha dritat në zyra dhe dyqane do të fiken në fund të ditës së punës. Vendimi do të hyjë në fuqi menjëherë.

Sipas njoftimit, bizneset që nuk respektojnë do të gjobiten nga 750 deri në 1,500 euro (740 dhe 1,841 dollarë), sipas France Bleu, një rrjet francez i stacioneve radio lokale dhe rajonale.

Njoftimi u bë në mes të një krize energjetike në Evropë që është shkaktuar nga lufta ruse kundër Ukrainës.

Për ta përballuar këtë krizë, qeveritë evropiane po përpiqen të diversifikojnë furnizimet e tyre dhe të marrin masa për të reduktuar kërkesën dhe për të kursyer energji.

Bashkia e Parisit do të fikë gjithashtu dritat në tabelat e reklamave midis orës 23:45 dhe 6 të mëngjesit me orën lokale duke filluar nga 1 dhjetori.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi

Fluksi i emigrantëve për Vitin e Ri, Hoxha inspekton Kakavijën: Greqia mori masa për lehtësim kalimi