Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuan nga Azovstal

Të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit u evakuan nga Azovstal

1651858363_Capture.JPG

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës ka njoftuar se të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal.

“Urdhri i presidentit është zbatuar, të gjitha gratë, fëmijët dhe të moshuarit janë evakuuar nga Azovstal. Kjo pjesë e operacionit humanitar në Mariupol ka përfunduar”, tha zëvendëskryeministrja.

Ekipet e shpëtimit kanë punuar prej disa ditësh për të evakuar civilët nga tunelet nën fabrikën e çelikut në qytetin port të Mariupolit.

Mendohet se rreth 2,000 ushtarë kanë mbetur të bllokuar në fabrikë për javë të tëra, ndërsa forcat ruse kanë avancuar në territorin brenda fabrikës së çelikut Azovstal.

 


Lajmi kryesor:

Kievi shkatërron një tjetër anije ushtarake ruse! NATO: Lufta po hyn në një fazë vendimtare! Evakuohen 50 civilë nga fabrika e çelikut në Mariupol!


E.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Lezhë/ Zjarr mes fshatrave Baqel dhe Krajen, flakët iu afrohen banesave

Lezhë/ Zjarr mes fshatrave Baqel dhe Krajen, flakët iu afrohen banesave