Të gjitha ID e skaduara janë të vlefshme për shërbime bankare! Rama: Aman lexojeni dokumentin! Mjafton printimi i një certifikate në e-albania

Të gjitha ID e skaduara janë të vlefshme për shërbime bankare! Rama: Aman lexojeni dokumentin! Mjafton printimi i një certifikate në e-albania

Foto ilustruese

TIRANË- Të gjitha kartat ID të cilat kanë skaduar, janë të vlefshme dhe mund të përdoren për çdo shërbim bankar. Një sqarim i tillë ka ardhur nga kryeministri Edi Rama, si një përgjigje të ankesës së shumë qytetarëve të cilët kanë hasur vështirësi për të marrë pagesën e luftës apo shërbime të tjera në bankë.

Duke qenë se rinovimi i tyre është i pamundur në këtë periudhë të situatës për shkak të COVID-19, Rama theksoi se është e mjaftueshme marrja e një certifikate në portalin qeveritar e-albania.al. Bashkangjitur, shefi i kabinetit qeveritar ka publikuar dokumentin e dërguar drejtorëve të bankave të nivelit të dytë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, që t'u njohin kartat deri në përfundim të situatës emergjente.

"U lutem të gjithë atyre që ankohen, pyesin, komentojnë për kartat ID që janë jashtë afatit kur duan të shkojnë në bankë, të mos përtojnë të lexojnë këtë shkresë se tek e tek të gjithëve nuk u shpjegoj dot të njëjtën gjë! ID konsiderohen të gjitha të vlefshme, mjafton të printoni nga kompjuteri juaj apo në kompjuterin e bankës një certifikatë të freskët nga www.e-albania.al/ Aman derman lexojeni", shkruan Rama.

Dokumenti i dërguar drejtorëve të bankave të nivelit të dytë nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Artur: 08/04/2020 17:36

    Ti printojne njerzit me kompiuterat qe ju ka dhene qeveria .... u po prit pak, nuk ka

    Përgjigju
  • Nazmi: 08/04/2020 16:56

    Po kan vepruar shumir o mbret im

    Përgjigju
  • Nazmi: 08/04/2020 16:56

    Shum mir ka vepruar

    Përgjigju
  • Nika: 08/04/2020 15:01

    Pse lodhesh mor Kryeminister nuk e shikon qe jane o gdhe e nuk kuptojne ose nuk duan te kuptojne. Shendet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e 54-vjeçarit në 2022-in, pezullohen 3 mjekët (EMRAT)