Marash Mirashi, Salvador Gjeçi dhe Alma jaku, prezantuan vëllimet më të fundit poetike në biblioteken "Gjergj Fishta" në Lezhë.
Ky takim letrar bëri bashkë shkrimtar, poet e dashamires të librit të cilët bashkëbiseduan me autoret e këtyre botimeve, duke nxjerr në pah vlerat e Lezhës në fushën poetike.
"Janë 3 poetë që vijnë me libra seriozë. Vijnë si poetë që pretendojnë për vendin e tyre në poezinë shqipe", tha shkrimtari Rudolf Marku.
"Gëte thotë nëse do të kuptosh dhe të njohësh një poet duhet të njohësh fshatin e tij dhe nëse do të njohësh dhe të kuptosh poezinë duhet të njohësh tokën e tij. Fshati është shkolla poetike e Lezhës për 3 poetët tanë, kurse toka është ajo çfarë sjellin mes nesh", tha drejtor i bibliotekës Albert Çuko.
"Askush në Lezhë s'më ka njohur si poete dhe për 20 vite unë hoqa dorë. Përsëri mësues Noja stë le rehat dhe është ai që më bëri të shkruaj përsëri", tha poetja Alma Jaku.
"E vlerësoj dëshirën tuaj për të ardhur dhe për tu takuar me njëri tjetrin. Të gjithë jemi poetë të vetes tonë, lexues dhe më gëzoi fakti që vetë Berti thotë që këtu në biliotekën e Lezhës ka njerëz që vijnë dhe lexojnë", tha poeti Marish Mirashi.
"Gjithkush e ka nismën e vetë në 1 drejtim. Kam filluar të shkruaj poiezi që kur isha student dhe kanë qenë 10-12 poezi që kam shkruar kur kam marrë konsideratën e parë", tha poeti Salvador Gjeçi.
"Hem Udhë hem udhëtar" i Salvador Gjeçit, "Globi mbi Gishtërinj" i Alma Jakut dhe "Britmat e muzgut modern" i Marash Mirashit janë tre vëllimet e reja poetike që mund të gjenden në çdo librari.