Të gjithë kundër Macron: 'Plani B' i Gjermanisë, negociatat në dhjetor

Të gjithë kundër Macron: 'Plani B' i Gjermanisë, negociatat në dhjetor

Liderët e BE-së mbërritën dje në Bruksel me mendimin se do ta gdhinin për Brexit, por përfunduan duke diskutuar deri në orët e para të mëngjesit të sotëm për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas mesnatës, kancelaria gjermane Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron dhe presidenti i Këshilit të BE-së, Donald Tusk raportohet se kanë zhvilluar një takim kokë më kokë, në përpjekje për të arritur një marrëveshje për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Tusk raportohet se është munduar të bindë vendet anëtare të firmosin draftin për negociatat, por Franca, Holanda dhe Danimarka kanë rezistuar. Në këto kushte, kancelaria Merkel ka dalë më një Plan B.

Gjermania, thonë burimet, do të propozojë shtyrjen e vendimit për në dhjetor të këtij viti, duke shmangur kështu “Jo-në” e sotme për Shkupin dhe Tiranën. Gjatë kësaj periudhe, Franca pritet të hartojë një dokumentet për reformimin e procesit të anëtarësimit, duke vendosur kushte të reja për integrimin në BE.

Sipas planit gjerman, vendimi për negociatat do të merret në dhjetor, kur pritet të gjendet një mënyrë për dhënien e dritës jeshile për Shkupin dhe Tiranën , dhe implementimin e rregullave të reja të Macronin.

Pas një nate të gjatë diskutimesh jo-përfshirëse, krerët e shteteve të BE-së do ta hapi sërish sot çështjen e negociatave, dhe nuk mund të themi me siguri nëse plani gjerman do të pranohet, por cilësohet nga mediat në Bruksel si alternativa më e mirë për të mos “vrarë shpresat” e Shkupit dhe Tiranës.

Të gjithë sytë e liderëvë të BE-së janë sot nga Franca dhe Holanda, të cilat janë kthyer në pengesën kryesore për hapjen e bisedimeve të pranimit.

Kryeministri holandez Mark Rutte tha sot se udhëheqësit e BE do të rishikojnë çështjen e Shqipërisë dhe Maqedonië se Veriut në një samit pasues, por nuk përcaktoi se kur.

“Euractiv” shkruan se përveç, Holandës dhe Danimarkës, edhe Spanja ka dalë kundër Shqipërisë, duke thënë se vendi ynë ka probleme me krimin e organizuar dhe se reformat po ecin me ritme të ngadalta.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 18/10/2019 16:12

    Kjo “të gjithë kundër Macron apo në analogji të saj Macron kundër të gjitheve me duket lojë” Keshtu në kete menyre lumi i funderrinave kalohet me kollaj me ose pa kalë sepse dikush duhet të jetë gjoja kundra ose gjoja pro qe te mos kuptohet asgjë . Kjo eshte politika........ në thelb e vërteta eshte së askush nuk ka dashur por nqse mesohet do ishte me e rende se në kete rast. Ne shqiptareve na del për detyrë të bejme shtet të madh e të fortë për nje të ardhme të ndritur për femijet tanë dhe kur BE-ja të surprizohet nga fuqia e shqiptarëve dhe të kerkoje të na hapë negociatat, ti themi: nuk jemi gati. Shqiptarët nuk e kanë nevojë BE-në, ata janë popull i Europës, lindën jetojne dhe do të mbeten europianë YLLIRUS-KELTUS-ETRUSKIUS

    Përgjigju
    • Kastrioti: 18/10/2019 21:11

      Shqiptar kur na ka dashur ndonheh Europa kur kthehuni historise nder vite e shekuj. Ju te nderuar politikane o bejeni Shqiperin o shporruni boll fyet shqiptaret dhe veten neper europe. Edi Rama nese je kaq patriot eshte koha te thuash troç ate mendim qe ke hedhur me sfond te bukur Shqiperi Kosove te jene 1 dhe vetem 1.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër (VIDEO)