Mediat italiane raportojnë se një grua është sulmuar dhe plagosur rëndë me thikë nga një burrë në rrugë në “La Spezia” ku kalimtarët e tmerruar panë të gjithë skenën e rëndë.
Gruaja e plagosur u shtrua në spital dhe mori disa plagë të thella, në gjoks dhe kokë, dhe po iu nënshtrua një operacioni dhe raportohet se nuk është më në rrezik për jetën.
Ish-partneri i gruas, autori i plagosjes tentoi të arratisej, por më pas u kap nga policia në hyrjen e një pallati.
Të dy janë më origjinë shqiptare dhe kanë dy fëmijë, të cilët, pas ndarjes u vendosën që të jetojnë me nënën e tyre. Ditën e sotme ajo u përball me ish-partnerin në rrugë i cili fillimisht e kërcënoi më thikë, duke tentuar që largohej nga ai, hyri në një autobus , i cili në atë moment kishte ndaluar për të lënë pasagjerët.
Nën sytë e tmerruar të kalimtarëve, gruaja u godit me thikë në gjoks dhe kokë nga burri i cili më pas tentoi të arratisej./ANSA