Një foto e publikuar nga takimi i mbretëreshës Eilzabeth ll me Mbretin e Jordanisë, Abdullah ll dhe Mbretëreshën Raina ka nxitur shqetësime për shëndetin e saj.
92 vjeçarja duket fisikisht mirë, por një shenjë e purpurt në dorën e saj të majtë ka tërhequr vëmendjen e gjithë medias. Pamja e dorës së mbretëreshës është fshirë nga faqja zyrtare e Mbretërisë. Ndërkohë të gjithë po pyesin nëse ka diçka për tu shqetësuar në shëndetin e saj.
Mbretëresha kohët e fundit ka dorëzuar gjithnjë e më shumë detyra zyrtare për anëtarët e familjes, pasi ajo shpreson të lehtësojë tranzicionin eventual kur Charles të bëhet Mbret.