Të hash çdo ditë të njëjtin mëngjes, si ndikon për rënien në peshë

Të hash çdo ditë të njëjtin mëngjes, si ndikon për rënien në peshë

Kur hani të njëjtin mëngjes, sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës.

Madje ai luan rol kryesor në rënien në peshë.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, personat të cilët hanë mëngjes kanë një metabolizëm më të shëndetshëm.

Por çfarë duhet ngrënë dhe si ndikon ngrënia e të njëjtit ushqim çdo mëngjes.

Lexoni më poshtë këshillat nga AgroWeb.org.

Ja përse është një ide e mirë të hash të njëjtin mëngjes

Kur hani të njëjtin mëngjes, sidomos kur përfshini shumë nga vlerat ushqimore, ndërtoni një rutinë ideale për organizmin.

Mëngjesi duhet të ketë të përfshirë kos, të paktën një frut dhe perime si dhe arrorë e drithëra.

Pra nëse hani kos me tërshërë dhe fruta të stinës, vezë të përgatitura omletë apo dhe të ziera, si dhe bukë të thekur me mjaltë, kombinime të tilla janë të gjitha të shëndetshme.

Përsëritja e një rutine të tillë ndihmon metabolizmin dhe ruajtjen e një peshe të ekuilibruar.

Rastet kur ngënia e të njëjtit mëngjes është e gabuar

Përzgjedhja e ushqimeve është shumë e rëndësishme.

Ndodh që mëngjesi që ju konsumoni të jetë i gabuar.

Mos zgjidhni drithëra industriale, të cilat kanë sheqerna të shtuara apo dhe ngjyrues.

Një mëngjesi i tillë nuk është aspak i shëndetshëm.

Shumë njerëz konsumojnë më shumë karbohidrate, duke menduar se i japin më shumë energji gjatë ditës.

Kështu ata konsumojnë shumë bukë dhe brumëra dhe harrojnë ushqimet e tjera.

Por, sipas të dhënave të AgroWeb.org, proteinat janë ato që duhet të konsumoni më shumë në mëngjes.

Ushqimet me proteina janë vezët, kosi, produktet e bulmetit dhe peshku.

Po ashtu edhe gjiza përmban shumë proteina.

Proteina gjendet edhe në produkte me bazë bimore si arrorët, farat dhe bishtajoret.

Duke konsumuar më shumë proteina, pesha qëndron në nivelet e shëndetshme, si dhe do të shikoni se si do të humbisni kilogramët e tepërt./AgroWeb

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    5 Dhjetor, 08:50

    Beteja në Kushtetuese, a duhet që listat për deputetë të hapen plotësisht?



×

Lajmi i fundit

Me moton 'Për një jetë plot të mira', LUFRA ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë

Me moton 'Për një jetë plot të mira', LUFRA ndërton laborator IT për nxënësit që nuk dëgjojnë