Të hënën e 20 nëntorit në orën 10.00 shënohet afati i dytë në të cilin, ish-kryeministri Sali Berisha duhet të paraqitet në SPAK, para oficeres Adelajda Metaj, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme të datës 20 tetor 2023, për akuzën e korrupsionit pasiv. Ky vendim u la në fuqi në seancën e verifikimit të kushteve më 26 tetor ndërkohë që afati i parë për paraqitjen e Berishës, ishte e hëna e parë e muajit më 6 nëntor.
Në afatin e parë, ish-kryeministri Sali Berisha nuk e zbatoi masën “detyrim paraqitje” duke zgjedhur të mos shkonte në afatin e caktuar në zyrën e oficeres së SPAK. Ai madje, u shfaq tek kryesia e Kuvendit me një grup deputetësh të rithemelimit pikërisht në kohën kur duhej të ishte para drejtësisë.
Ndryshe veproi biznesmeni Fatmir Bektashi, që akuzohet nga SPAK se ka bashkëpunuar me Jamarbër Malltezin në transferimin e fitimit prej 5.4 milionë euro nga ndërtimet në ish truallin e kompleksit Partizani.
Edhe sipërmarrësi i ndërtimit, ka më 20 nëntor, afatin e dytë për tu paraqitur, sipas vendimit të gjykatës. Pas mosparaqitjes së Sali Berishës më 6 nëntor 2023, gjykata u dorëzoi avokatëve vendimin e zbardhur dhe dërgoi një letër në Kuvend, ku përpiqej ta njoftonte atë për vendimin në cilësinë e deputetit.
Sipas procedurës, nëse ish-kryeministri nuk paraqitet as në momentin e dytë të detyrimit të vendosur ndaj tij nga Gjykata, SPAK mund të kërkojë zëvendësimin e masës detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit. Masa e re, më e rëndë që mund të kërkohet është ajo e “arrestit në shtëpi” për të cilën duhet ti kërkohet autorizim parlamentit për heqjen e imunitetit ndaj Sali Berishës.
Në orën 09.00 të së hënës, gjykata e Apelit shqyrton edhe ankimin e avokatëve të tij ndaj vendimit të shkallës së parë. Mbrojtësit e Berishës, kanë kërkuar në Apel, deklarimin e humbjes së fuqisë së masës së parë, pikërisht pasi sipas tyre, ajo nuk është zbatuar brenda 48 orëve sipas neneve 248 dhe 249 të Kodit të Procedurës Penale. Apeli shqyrton njëherësh edhe ankimet e avokatëve të Jamarbër Malltezit që kërkojnë heqjen e masës arrest me burg dhe atë ndaj biznesmenit Fatmir Bektashi, për detyrim paraqitje e ndalim dalje jashtë shtetit.
Ca prosni ma e arrestoni ket mostren spiun i paftyr i kumunizmit e krejt familjen se kan vjedh e shkatrrue shqipnin per 30vite... Ishalla don zoti po e pastro ket far tkeqe hajdutsh e kriminelsh
PërgjigjuPo ku ke pa se Berisha vjedh ore Komunist i përbetuar
Ky plehera Nuk mund te rrine pa u paraqiture por populli Nuk duhet te genjehen mad pleherave te politiks shqipetare
PërgjigjuSpak po tregohet i pafuqishem perballe Sali Ram Berisha. Nese thuhet " mundet" te kerkoje dhe jo do te kerkoje arest shtepie atehere Spakut i ka rene autoriteti pertoke.
PërgjigjuO Dumani neser ke diten te mbetesh ne histori…mos u fsheh ndaj te fshehurit por tregoje veten qe para ligjit te gjithe jane njelloj.
Përgjigjuburre plehre,,fshihet pas deres...per krimet qe i ka bere popullit..
Përgjigju