Kryetari i KED-së Ardian Dvorani i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta që njoftoi se ditën e hënë do të depozitojë kallëzimin penal në prokurori kundër tij për dy vepra penale, shpërdorim detyre dhe përvetësim të detyrës në lidhje me ngërçin që është krijuar me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Dvorani thotë se do i nënshtrohet ligjit, ndërsa 'thumbon' Presidentin kur thotë se nuk do i shmanget me lojëra mediatike dhe procedurale sikur ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në Shqipëri.
"Në media po mësoj se zoti President, ka vendosur apo po mendohet në fundjavë e deri të hënën, që të bëjë kallzim penal ndaj meje. Së paku, vërej se, si çdo shtetas a funksionar tjetër, më në fund e në këtë rast, Presidenti po e ushtron një të drejtë që, gjithsesi, Kushtetuta dhe ligji ia njeh kujtdo. Ndërsa unë, si çdo shtetas dhe funksionar tjetër, i nënshtrohem Kushtetutës dhe ligjeve penale të vendit tim.
Edhe këtë detyrim duhet ta pranoj si kushdo tjetër, pa u justifikuar dhe pa u shmangur me lojra mediatike dhe procedurale përballjes me ligjin, një fenomen ky që jo pak herë ka ndodhur me njerëz të pushtetshëm në çdo kuptim të fjalës. Respektimi i barazisë para ligjit dhe zbatimi i tij i barabartë për të gjithë ishte nevoja dhe një nga sfidat më të mëdha për të cilën u miratua dhe po fillon të zbatohet hap pas hapi Reforma në Drejtësi" tha ai.
Nese me te vertete deklarimi i kreut te KED eshte si me lart, eshte per te ardhur keq. Mbi profesionalizmin. Kallzimi penal nuk eshte e drejte e kujtdo. Eshte nje detyrim qe buron nga ligji procedural penal dhe ligji penal. Dhe vetem per ate kategori subjektesh te cilat gjenden ne nje situate specifike te parashikuar nga ligji penal. Pra jo per kedo. Psh., nuk mund te bej nje kallzim penal sepse e kam si te drejte. Por nese nese do te ishim para nje veprimi apo mosveprimi qe sipas ligjit penal sjell pasoje penale, kam detyrimin te kallzoj kete veprim apo mosveprim. Para se ti emeroni keto njerez, bejuni nje test. Si mesuesve.
PërgjigjuPo mire pse nuk kandidove per gjykates o Nesim sepse per komente kafeneje nuk ja kalon njeri shqipove.
Në prokurori te kryemadhja se prokurorin shtetrore ti nuk e njeh o majmun njeri
Përgjigju