'Ka ndërtuar pishinë në pallat'...Veliaj i përgjigjet qytetares Live në Report Tv: Të shohim çka sajuar!

Një qytetare kishte dërguar denoncimin e saj në Shqiptarja.com të cilin gazetarja Valbona Mhilli, ja adresoi menjëherë kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ishte i ftuar tek "Këndi i Ekspertit". Bëhet fjalë për ndërtimin e një pishine në pallat, që sipas zonjës kthehet në rrezik për themelet e ndërtimit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës tha se menjëherë pas emisionit do të dërgojë një grup inspektimi për të parë atë se cfarë po ndodh, dhe se zyra e tij e shtypit do të raportojë për rastin pasi të kryhet kontrolli.

"Do ta verifikoj se nuk shkon kryetari i bashkisë në çdo vend, të shohim se çfarë mund të ketë sajuar ky person në cilën kohë e ka bërë dhe a ka dokumentacion nga bashkia", tha Erion Veliaj i ftuar sot tek "Këndi i Ekspertit" në Report Tv.

"Një nga banorët e pallatit numër 21, rruga "Xhemal Tafaj", lagjja 8, ka ndërtuar një pishin gjigande që nuk e përballon struktura e pallatit, konfirmuar nga inxhinierë e arkitektë. Kanë njoftuar banorët në polici dhe bashki, por vijnë, i fut brenda qytetari Hysen Tabaku, poseduesi i pishines, i sistemon dhe ikin. Pallati 21, rruga "Xhemal Tafaj, lagjja 8", shkruhet në mesazhin e plotë denoncues.


Lajmi kryesor:

Veliaj në Report Tv: Teatri do bëhet dhe PD do e shohë nga gardhi...Aktorët protestues?! 'Lolo partie' (VIDEO)


G.M./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda