Të hënën rinisin operacionet/ Gjata në Report Tv: Çfarë do ndodh nëse pacienti është me COVID...familjarët absolutisht s'do lejohen

TIRANË- Shefi i Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata në një intervistë për Report Tv ka sqaruar me detaje se si do të funksionojnë operacionet nga e hëna e tutje. I ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv, Gjata ka bërë me dije se do të fillohet me rastet urgjente, duke sqaruar se çfarë do të ndodh me pacientit nëse ai do të jetë me COVID-19. Familjarët do të jenë absolutisht të ndaluar të jenë në spital, vetëm në rastet kur merret aprovimi nga drejtoria e QSUT.

"Bëhet fjalë për rifillimin e aktivitetin në tre shërbime, me patologjitë malinje, me kancerin javën e parë dhe do punojmë me një kapacitet të përgjysmuar, me dhoma teke, deri sa të kalojë java e parë,ndoshta edhe e dyta, që të fillojmë me kapacitet të plotë. Për ato që nuk janë malinje, maksimumi dy javëve do fillojnë edhe këto. Ne kemi bërë një protokoll ku pacientët para se të shtrohen në spital do bëhet konsulta nga kirurgu dhe reanimatori, do u bëjmë jo vetëm skaner të barkut, por edhe të mushkërive se është metodë e mirë për të parë nëse pacienti është apo jo me COVID-19. Janë marrë masat nga spitali. Siguri të plotë nuk ka askush. Nëse rezulton me COVID, nëse është urgjent, në sanatorium është bërë një operacion, nëse nuk është do presim, ose do shtrohet në spital dhe pasi ta kalojë do të bëhet operacioni. Edhe në rrethe kanë operuar urgjencat,  problemi kryesor ka qenë transferimi i të sëmurëve, se një pjesë e mirë i sillnin në QSUT. Nuk do të lejohen familjarët, në mënyrë absolute. Mund të pranohen në pavijone raste shumë të rralla me kërkesën e shefit të shërbimit dhe aprovimit nga drejtoria e QSUT, se nga dashuria e madhe mund të marrë në qafë", tha Gjata.

Ai ka listuar edhe një sërë motivesh se përse në Shqipëri ka pasur një numër më të ulët krahasuar me shumë vende të botës, por këto thekson Gjata, janë hipoteza, se nuk ka një studim të qartë.

"Përdorimi i vaksinave të gripit, mund të ketë të bëjë me moshën më të re të popullatës që kemi ne, për disa modifikime gjenetike, ka disa element. Ne jemi lidhur me disa grupe studime, siç është një bashkëpunim me Belgjikën për të studiuar rastet tona dhe të tyre. Duhen studime të mirëfillta që të arrijmë në rezultate përfundimtare", tha Gjata.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Majlinda tilko: 15/05/2020 00:31

    Boll me vjetersira lereni edin ta shkrije talentin vetem kryevepra ben o qorràaaaaa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë