Të huajt me kontribut të spikatur në arsim dhe shkencë do marrin më shpejt shtetësinë shqiptare

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi tha se të gjithë të huajt që kanë kontribute të spikatura në fushën e arsimit, shkencës dhe sportit t’u jepet më shpejt shtetësia shqiptare.

“Të huajt që kanë kontribute të spikatura në arsim sport dhe shkencë në ligjin e ri për shtetësinë shqiptare do e kenë më të lehtë ta marrin këtë. Në ligj përcaktohen të gjitha procedurat dhe kriteret për dhënien sa më shpejt të shtetësisë shqiptare për këta persona me kontribute të spikatura”, tha Çuçi.

Ndërsa ministrja e Arsimit, Evis Kushi tha se qeveria ka miratuar të gjithë dokumentacionin që duhet për bashkëpunimin me BE për projektin “Horizont Europa” që ka si qëllim të nxitjes së kërkimeve shkencore dhe inovacion për sfidat globale.

“Kemi punuar me BE për të negociuar për pjesëmarrjen  e Shqipërisë për “Horizont Europa” për kërkime shkencore dhe inovacion, kemi gati të gjitha procedurat për t’ia paraqitur Kuvendin për të marrë miratimin final për marrëveshjen. Kjo pjesëmarrje ka si qëllim të nxitjes së kërkimit shkencor dhe inovacionit për të zgjidhur sfidat globale dhe BE synon që përmes projektit “Horizont Europa’ të krijojë një treg të përbashkët dhe unik”, tha Kushi.

I.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 06/04/2022 13:28

    Jasht me truri Nn shqipëtar, mirë se vini rus e serb bandit e fashist sepse me ju do maj pushtet pa limit…!!! Oj Shipëri e mjera qelbësir po vie era

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)