Të huajt të magjepsur nga Shqipëria, rumuni i propozon për martesë të dashurës në shpellën e Haxhi Alisë

Çifti nga Rumania i kanë shprehur dashurinë njëri-tjetrit në një mënyrë që jo rrallë herë ndodh. George Marica ka zgjedhur shpellën e Haxhi Alisë në Gadishullin e Karaburunit, për t’iu ulur në gjunjë të dashurës së tij, Simona, duke nxjerrë unazën dhe duke e propozuar për martesë . Eventi i organizuar nga deputeti Fate Velaj si dhe me pjesëmarrjen e kryebashkiakut Dritan Leli dhe mjaft të ftuar të tjerë, kurorëzuan celebrimin për martesë të çiftit, të cilët kishin ardhur enkas nga Rumania për të kurorëzuar dashurinë e tyre. Dy të dashuruarit u shprehën se është hera e dytë që vijnë në Shqipëri dhe mbresa e tyre nga hera e parë bëri që këtë celebrim ta bëjnë pikërisht këtu në vendin tonë.

Ndërkohë ka qenë deputeti Fate Velaj i cili shprehet:

“Një ngjarje e jashtëzakonshme. e pa përjetuar më parë. Një eveniment unikal. Miqve të ardhur nga Rumania, iu dhurova atë që nuk kanë për ta harruar kurrë. Pas suksesit të konferencës së djeshme, "Shqipëria dhe Rumania - midis Vlorës,Craiovës dhe Brukselit", mbi fillimin e partneritetit midis dy qyteteve, sot, 26 Korrik, nga BACI'LAND, ne Radhimë, me 5 Skafe, u nisëm drejt shpellës se Haxhi Alisë. Një nga atraksionet më të bukura të Mesdheut. Aty, për mikun tim, këshilltar në grupin parlamentar të PSR, Partia Socialiste Rumune,  së bashku me "DJELMURIA VLONJATE" organizova një surprizë për të dashurën e tij me të cilën jeton një lidhje dashurie prej disa vitesh. Aty, në shpellë, ai, në prani të kryetarit të Bashkisë Vlorë, Dritan Leli, deputetëve rumunë, miqve të ardhur nga Rumania, (25 veta) dhe miqve të mi vlonjat, i shprehu dashurinë e perjetshme dhe i deklaroi dëshirën për tu martuar duke i vendosur në gisht dhe unazën. Ajo, e befasuar nga kjo, filloi të qante nga lumturia “.

Ndërkohë kryebashkiaku Leli është shprehur se është një ceremoni zyrtare jashtë protokollit zyrtar. Leli shprehet se çifti ka zgjedhur një nga asetet më të veçantë të bregdetit për të treguar se dashuritë mund të lidhen në çdo vend të botës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Florin: 14/09/2020 14:27

    Ne jemi avokatë të specializuar në marrjen e shtetësisë rumune për shqiptarët. Për detaje na kontaktoni në [email protected]

    Përgjigju
  • shijak: 28/07/2018 19:10

    romuni nga shpella ka dal,i pelqejn e jashme

    Përgjigju
  • topi/e: 27/07/2018 23:36

    Qenka ndodhur dhe kryetari i bashkise aty ( rastesisht ). Ka rrezik qe dhe kur vene ne dhomen e tyre cifti rumun, ndodhet aty kryetari i bashkise ( rastesisht ). haha

    Përgjigju
  • hahaha: 27/07/2018 17:59

    Sa te rinje qe jane. O cu gajasa fare. U shkriva aq shume sa bera cicin ne brecka. Te rinje ju duken edhe juve. Uuuuu me lotttt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë