/ATSH/.- Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur organizon sot një aktivitet në kuadër të projektit Connecting with Europe, i cili eksploron perceptimet dhe marrëdhëniet në të ardhmen midis Kosovës dhe Greqisë.
Sipas KosovaPress, Greqia dhe Kosova kanë afërsi gjeografike, ndajnë veçori kulturore e referenca historike, nuk kanë mosmarrëveshje bilaterale apo histori konfliktesh dhe armiqësish, pajtohen lidhur me orientimin e tyre të përbashkët evropian dhe euroatlantik, dhe kanë interes për marrëdhënie të intensifikuara politike dhe ekonomike.
Por nga ana tjetër, të dyja vendet janë të panjohura për njëra-tjetrën, marrëdhëniet në shumë nivele janë të kufizuara dhe për Greqinë, ato janë shumë më të dobëta sesa me vendet me të cilat Athina ka mosmarrëveshje të rëndësishme bilaterale. Stereotipat negative të një shoqërie drejt tjetrës janë të shumta dhe potenciali i marrëdhënieve më të shpeshta në shumë nivele dhe ai i bashkëpunimit mbesin të parealizuara.
Duke marrë parasysh imazhin e lartpërmendur jo edhe aq optimist, Programi i Europës Juglindore i Fondacionit Helenik për Politika Europiane dhe Politika të Jashtme (ELIAMEP) me seli në Athinë, dhe Qendra Gani Bobi me seli në Prishtinë bashkarisht kanë zbatuar projektin hulumtues "Të jesh grek, të jesh kosovar," i cili u financua dhe u koordinua nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS). Projekti kishte për qëllim të analizonte marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Greqisë duke ofruar dëshmi materiale të qëndrimeve publike, stereotipave dhe keqkuptimeve.
Kjo u arrit duke zhvilluar hulumtime të thelluara dhe metodologjikisht rigoroze të opinionit në të dyja vendet, me qëllim që të nxirrej cilësia dhe niveli i qëndrimeve të përhapura dhe (keq)perceptimeve. Ambicia e partnerëve të projektit ishte që shpërndarja e gjetjeve të anketës të kontribuonte në plotësimin e hendekut ekzistues të njohurive dhe në stimulimin e hulumtimit akademik në fushat kyçe të marrëdhënieve kosovaro-greke.
Prandaj me këtë rast, sot në ora 10:00, në Prishtinë, do të bëhet lançimi i raportit të projektit hulumtues "Të jesh grek, të jesh kosovar".
/Shqiptarja.com