Të jetosh me violinën, Kristi Pecaj
rrëfen vështirësitë dhe ëndrrat e tij 

Të jetosh me violinën, Kristi Pecaj<br />rrëfen vështirësitë dhe ëndrrat e tij 
Nëse kënga ‘Despacito” është bërë e famshme në të gjithë botën, 19-vjecari violinisti nga Shkodra Kristi Pecaj është bërë i njohur për publikun shqiptar pasi me violinën e tij i ka mahnitur të gjithë duke luajtur tingujt e kësaj kënge kaq ritmike.
 
 I ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report TV,  Kristi i shoqëruar nga violina e tij rrëfen dashurinë për violinën, vështirësitë me të cilat haset dhe planet e tij për të ardhmen.
 
Një histori origjinale e Kristit por edhe një histori kurajoje sesi pasionin shumë shpejt që në moshë të vogël të detyrohesh ta kthesh në profesion
 
“ Kam filluar që në moshën 12-vjec të punoj në disa restorante të vogla dhe prej  2 vitesh punoj te Mrizi i Zanave.Për shkak të pamundësisë financiare u detyrova që të punoj që në moshë të vogël”, tregon Kristi.
 
Kontaktin e parë me violinën Kristi e ka nisur që në moshën 7 vjecare, kur edhe nisi shkollën e muzikës në Shkodër ‘Prenk Jakova”

‘Aty nisi cdo gjë” rrëfen Kristi në studion e Report TV.
 
Por violina nuk ishte dëshira e parë 19-vjecarit. Ai ka patur pasion pianon por shumë shpejt zbuloi se dashuria e tij ishte pikërisht violina.
 
“ U dashurova me violinën, gjeta veten” shprehet violinisti nga Shkodra.
 
 Sa i përket përkushtimit gjatë kohës kur ishte në shkollë, Kristi tregon se kushtonte violinës 4-5 orë në ditë.

19-vjecari më tej rrëfen se ka edhe një dëshirë të studiojë jashtë në Kanada dhe kjo është arsyeja se përse ka ndërprerë edhe studimet.

Ai shpreson se jashtë do të ketë më shumë mundësi sepse në Shqipëri sipas tij nuk jetohet me artin.
 
“Këtu me artin lumturon veten dhe shpirtin” thotë Kristi.
 
 Prej pak kohësh i riu është futur në botën e showbizz pikërisht  duke luajtur me violinën e tij tingujt e këngës ‘Despacito’.

Pikërisht me violinën e tij dhe me tingujt e kësaj  kënge ai ka realizuar edhe një videoklip, duke na cuar nëpër rrugicat dhe lokalet e Shkodrës.
 
Dëshira më e madhe e Kristit krahas të ikurit jashtë shtetit është edhe të qënurit pjesë e një orkestre.
 
 "Do të isha i lumtura të isha pjesë e një orkestre.Kam qënë në orkestrër e Shkodrër por nuk siguroja dot të ardhura, pagesa ishte absurde, 120 mijë lekë të vjetra në tre muaj”, shprehet Kristi i cili  nuk  harron pa falenderuar familjen e cila e mbështet në cdo hap.
 
Sigurisht Kristi nuk mund të largohet nga Studio e ‘Rreze Dielli’ pa luajtur pak nga muzika  e tij.

Për pak minuta 19-vjecari dhuroi tingujt e këngës ‘Dangerous’ të David Guetta, artisti i preferuar i Kristit.
 
Duke dëgjuar edhe dëshirën e Kristit për tu larguar, do të ishte një fatkeqësi për artin shqiptar të humbiste një talent të tillë.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje