Të kalosh kufirin Suedi-Norvegji me ski? E vështirë por jo e pamundur nëse qëllimi është shmangia e karantinës

Të kalosh kufirin Suedi-Norvegji me ski?  E vështirë por jo e pamundur nëse qëllimi është shmangia e karantinës

Të kalosh kufirin Norvegji-Suedi me ski?! Mund të tingëllojë e pamundur për shumë por jo për një 50 vjeçar norvegjez i cili donte të shmangte me çdo kusht karantinën, edhe pse jo çdo gjë nuk shkoi siç e kishte planifikuar.

50-vjeçari, u desh të shpëtohej pasi u përball me mot të keq, më vonë u dorëzua në polici dhe tani përballet me ndjekje penale.  Sipas ligjit norvegjez, burri duhet të ishte testuar negativisht dhe të kishte kaluar dhjetë ditë në karantinë në një hotel.

"Ai donte të kthehej në Norvegji për të marrë disa dokumente, pastaj të kthehej në Suedi, ku ai edhe punon. Por për të shmangur karantinën, ai vendosi të kalonte kufirin përmes maleve." i tha AFP Trond Helge Rønning i agjencisë së shpëtimit Norske Folkehjelp.

Në rrugën e vështirë prej 40 km ai arriti të bënte vetëm 25 km, pasi u kap nga moti i keq. Ai u shpëtua fillimisht nga një qytetar i zonës, i cili më pas e dorëzoi atë te dy peshkatarë disa kilometra larg liqenit Essand derisa të mbërrinin ekipet e shpëtimit.

Ekipet e shpëtimit më pas ia dorëzuan burrin policisë për shkelje të rregullave të pandemisë. Rønning tha se burri ishte "i irrituar dhe nuk kërkoi falje".

Ai aktualisht është në një hotel lokal duke bërë karantinën që ishte përpjekur të shmangte.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Provokuesi' largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE

'Provokuesi' largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE