Report TV sjell pamjet nga ‘grupi i zjarrit’ në protestën e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, të cilët duket se qëndrojnë të fshehur mes turmës dhe pankartave.
Këta persona, një pjesë e të cilëve janë të maskuar, duket se janë përgatitur për hedhje molotovi drejt godinës së Kryeministrisë.
Një skemë e tillë u ndoq edhe në protestën e kaluar, ku një grup i kamufluar mes turmës, nisi sulmet me molotov pas fjalës së Berishës, ku mbetën të plagosur edhe disa policë.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e PD/ Breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë sapo Berisha mbyll fjalimin! Militantët zhvendosen te Kuvendi












