Report TV ka siguruar pamjet me dron, në momentin që Policia i është kundër-përgjigjur dhunës së protestuesve me ujë, për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre.
Nga pamjet duket një autobot është pozicionuar pranë Kryeministrisë dhe ka hedhur ujë drejt protestuesve, të cilët më herët hodhën molotovë, fishekzjarre dhe gurë në drejtim të policëve dhe godinës së Ekzekutivit.
Protesta e sotme kishte një skenar të ngjashëm me protestën e 24 janarit, ku sulmi ndaj institucioneve vijoi menjëherë pas fjalës së Berishës.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Protesta e dhunshme e Berishës/ Molotovë drejt Kryeministrisë dhe efektivëve te Kuvendi, militantët shpërndahen me gaz lotsjellës! 12 policë të lënduar












