Të karikosh celularin një herë
në javë … është e mundur!
Të karikosh smartfonin vetëm një herë në javë dhe për pak sekonda, tashmë është e mundur falë super kondesatorëve fleksibël të zhvilluar nga ekspertët e nanoteknologjisë në Universitetin Florida Centrale
Të karikosh smartfonin vetëm një herë në javë dhe për pak sekonda, tashmë është e mundur falë super kondesatorëve fleksibël të zhvilluar nga ekspertët e nanoteknologjisë në Universitetin Florida Centrale.
Këto pajisje janë në gjendje të grumbullojnë shumë shpejt më shumë energji se sa bateritë tradicionale me litium, duke ruajtur qëndrueshmërinë për më shumë se 30 000 cikle karikimi, sipas publikimit të këtij zbulimi në revistën “ACS Nano”, që mund të revolucionojë krejtësisht sektorin e produkteve që përdorin bateri dhe të veturave elektrike.
Sekreti i këtyre super kondesatorëve qëndron në përdorimin e materialeve të reja dydimensionale që kanë madhësinë e një atomi. Shumë grupe shkencëtarësh janë përpjekur t’i përdorin në të kaluarën por asnjë nuk kishte arritur të shfrytëzonte potencialin e tyre të jashtëzakonshëm.
Grupi i shkencëtarëve amerikanë të drejtuar nga Yeonëoong Eric Jung fitoi këtë sfidë të teknologjisë duke përdorur një metodë të re kimike, që mundësoi realizimin e super kondesatorëve të përbërë nga miliona fije mikroskopike (me diametër që arrin një të mijtën e milimetrit) të veshur nga materiale dydimensionale.
Në këtë mënyrë “zemra” me përcjellshmëri shumë të lartë lehtëson transferimin e elektroneve për të përshpejtuar karikimin, ndërsa izolimi me nano materiale të reja mundëson që të ketë më shumë densitet të energjisë dhe fuqi.
Madje avantazhet nuk përfundojnë me kaq. Nëse bateritë me litium të një smartfoni të zakonshëm fillojnë të humbasin efektshmërinë pas 1 500 ciklesh karikimi, këta super përçues të rinj ruajnë qëndrueshmërinë e tyer në më shumë se 30 000 cikle karikimi.
“Procesi i prodhimit të këtyre pajisjeve ende nuk është përfunduar dhe për shumë kohë nuk do të jetë gati për tregtim”, deklaron Jung.
“Por kjo përfaqëson një provë shumë të rëndësishme të potencialit që këto teknologji të reja ofrojnë”, theksoi ai. /
ata/
(er.nu/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
45.1%
-
Të gabuar
50.7%
-
Nuk e di
4.3%
Vota total: 22393
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Këshilli Kombëtar i PD shtyn protestën për datën 7 tetor/ Berisha paralajmëron bllokim rrugësh: Të paralizohet qeveria deri në arritjen e qeverisë teknike
29 Shtator, 19:15
-
Oxfam: Klasa e super të pasurve minon bashkëpunimin për të trajtuar varfërinë, ndryshimet klimatike
29 Shtator, 18:59
-
VIDEO/ Lionel Messi i përgjigjet Ronaldos, shënon golin e 841 në karrierë
29 Shtator, 18:44
-
Vota për diasporën, Veliaj: Sot është realitet falë PS-së! Me ndihmën e diasporës, fitojmë me mbi 100 mijë vota në Tiranë
29 Shtator, 18:42
-
E djathta ekstreme fiton zgjedhjet në Austri për herë të parë, sipas rezultateve fillestare
29 Shtator, 18:17
-
Korçë/ Banesa përfshihet nga flakët, shkak shkëndija elektrike
29 Shtator, 17:59
-
FIFA konfirmon 12 stadiumet ku do zhvillohet Kupa e Botës për klube
29 Shtator, 17:57
-
'Veri Jug' në Librazhd te delet e racës ilire' Çifti i fermerëve përpunojnë qumështin në mënyrë artizanale!
29 Shtator, 17:51
-
Zgjedhjet 2025, Rama ndan foto të drejtuesve politikë nga takimet e tyre: Nis rrugëtimi i PS për Shqipërinë 2030
29 Shtator, 17:24
-
Kreshnik Spahiu: Pse krijohen kaq shumë parti të reja në Shqipëri?
29 Shtator, 17:09
-
VIDEO/ Bunkeri ku u gjet i vdekur lideri i Hezbollahut, Hassan Nasrallah
29 Shtator, 17:05
-
VIDEO/ Përmbysja 2-1 kundër Venezias, talenti 20-vjeçar i jep tri pikë Romës me golin e parë në Serie A
29 Shtator, 17:05