TIRANE- Përmes një udhëzimi, të publikuar në Fletoren Zyrtare, Ministria e Financave u hap udhë ekzekutimit të vendimeve të gjykatave në favor të të larguarve nga puna që i përkasin periudhës përpara datës 31.12.2013, por që janë paraqitur në organet përkatëse në dy vitet më pas.
Dikasteri përcakton gjithashtu se do të konsiderohen detyrime të prapambetura me përparësi ekzekutimi edhe vendimet që kanë marrë formën e prerë pas datës 31.12.2013, por që procesi i gjykimit dhe vendimi i shkallës së parë të gjykimit është përpara datës 31 dhjetor 2013. Në udhëzim trajtohen edhe zgjidhja për mënyrën si do procedohet me pagesat në vazhdim e sipër, pas shkrirjes së njësive vendore për shkak të reformës administrative territoriale.
/Shqiptarja.com