Jo vetëm përgjatë fundjavës por edhe mbrëmjeve në Vlorë, trafiku është kthyer në 'mision të pamundur.'

Ardhja e emigrantëve dhe dyndja e automjeteve në rrugët e qytetit ka bërë që disa prej akset rrugore të penalizohen nga trafiku.

Ka pasur trafik të rënduar përgjatë mbrëmjes së 2 gushtit 2023 në rrugën Transballkanikë, Lungomare, Bulevardi Vlorë Skelë si dhe akset që i lidhin këto rrugë nacionale.

Qytetarëve ju duhet që të qëndrojnë në më tepër se 2 orë në trafik të rënduar, informon gazetari i Report TV, Armand Xhelili.