Të lexosh pa emocione opozitare qasjen e presidentit Bajram Begaj!

Të lexosh pa emocione opozitare qasjen e presidentit Bajram Begaj!

Bajram Begaj dhe Vjosa Osmani

Kam ndjekur me vëmendje vizitën e Presidentit Bajram Begaj në Kosovë, ku për shumë ishte një kuriozitet i shtuar, jo në aspektin e përmbajtjes, por për ta parë, si i rri kostumi i Presidentit ish-gjeneral Begajt. I pamësuar me dritat e projektorëve të medias dhe vëmendjen e opinionit publik, në dukje, pothuajse në gjithë takimet në Prishtinë e më tej, presidenti Begaj kishte një sjellje pak timide, nga mungesa e eksperiencës publike. Por kjo është normale për një person që vjen nga fusha e ushtrisë. Pikërisht kjo sjellje korrekte, kjo përulësi për tu vlerësuar në politikën shqiptare, nga shumë u interpretua si një qasje aspak normale, madje duke e kritikuar se po bën lojën e Ramës karshi Prishtinës, duke i ngritur topin për “Ballkanin e Hapur” pro Serbisë.

Por, kur argumentet bazohen në opinione e me mllef opozitar, padyshim që ato jo vetëm çalojnë por janë të mbushura me interpretime të rreme. Më poshtë po sjellë atë se çfarë tha presidenti Begaj në Kosovë për Ballkanin e Hapur, po e citoj:

 “Mendoj që Serbisë i duhet dhënë një mësim, se marrëveshjet e firmosura duhet të implementohen, që rruga e avancimit është ajo e dialogut, me përfundimin që të jetë një marrëveshje me një njohje të ndërsjellët. Luftën e fituam, tani duhet të luftojmë për të ruajtur paqen. Për Ballkanin e Hapur, si e ka thënë dhe SHBA, nëse do të jetë në planin gjithëpërfshirës, me interesa qartësisht ekonomike, me pjesëmarrjen e të 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor, që do të bëjë qarkullimin e lirë të mallrave dhe heqjen e burokracive. Nëse përfitojnë të gjithë, duhet përkrahur. Nëse na bën bashkë duhet të eci përpara”.

Dukshëm një qasje jo vetëm korrekte ndaj Kosovës, por në asnjë moment përkrahëse ndaj Ballkanit të Hapur apo Serbisë, përkundrazi me një ton të butë, pa retorika boshe, edhe kritike deri diku, që nuk ka sjellë bashkim mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Edhe rrengu që u ngrit tinëzisht nga Vjosa Osmani për një marrëveshje për sigurinë për vendet tona, Presidenti Begaj e kaloi me shumë elegancë duke thënë për mediat kosovare se: “Do të punoj duke u bazuar në dritaren ligjore që na lejon ta zbatojmë ligji, por i takon parlamenteve të dy vendeve”. Presidenti nuk kontrollon parlamentin! Presidentja e Kosovës Osmani, në asnjë takim me presidentin Meta se ka ngritur si çështje publikisht, por zgjodhi pikërisht ta bëjë me presidentin e sapo zgjedhur në post në vetëm disa javë! Madje këtë publikisht as me krerët e opozitës që kanë vota në Kuvend se ka bërë.

Por pavarësisht korrektësisë dhe qëndrimeve të qarta që vijnë nga Presidenti Begaj, altoparlantët opozitarë e kanë sulmuar nga dita e parë dhe ende po vijojnë, e do të shtohen, pasi problem kryesor është mos njohja e rithemelimit si partia kryesore në opozitë. Kjo u duk edhe në vizitën në Kosovë, ku ftesa i shkoi grupit zyrtar parlamentar dhe jo Rithemelimit. Ndryshe nga Ilir Meta që për zgjedhjet lokale të 6 marsit, thirri Rithemelimin për konsultime dhe jo Lulzim Bashën në atë kohë në krye të PD edhe me vulë, në shkelje flagrante me ligjin.

Sulmet do të vijojnë ky është vetëm fillimi. Por ajo që është e gabuar nga shumë aktorë dhe faktorë, mbetet te pritshmëria që Bajram Begaj të sillet si politikan edhe pse ligji ja ndalon, si kanë abuzuar paraardhësit e tij. Bajram Begaj nuk është politikan dhe nuk përse të jetë i tillë në presidencë, kjo është pika më e fortë e këtij presidenti, që për shumë vlerësohet si më e dobëta!

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gjergj: 20/08/2022 14:56

    Ishte njè kohè relativisht e gjatè, ajo maskarada prej palaçoje ordiner e Metès apo Metaj. Shqiptarèt,u "mèsuan" me skena skizofrenike tè njè njeriu nè hall tè madh. Sjellja e tij nè studiot e televizioneve tallava shqiptare, ishte jo vetèm njè dèshmi e gjèndjes pèrsonale psiqike tè zotèrisè, por edhe i papèrgjegjshmèrisè qè karakterizon ata qè zgjodhèn njè njeri tè tillè. Sot, kemi njè ushtarak nè presidencè. Shqiptarèt nuk dinè shumè pèr tè, e megjithatè e ndjejnè qè koha e hajdutit qè bèn psikopatin, ka mbaruar. Çfarèdo qè tè vijè, èshtè lule, krahasuar me atè gropè fekaleje tè Metès apo Metaj. Vizita nè Kosovè, e konfirmoi kètè. Osmanèt e Kosovès dhe halabakèria shqipfolèse atje, "humbèn" me largimin e Meta (Metaj), njè 'aleat tè fuqishèm". Kreu i LDK (Nenexhiku), ai qè takon nèpèr kafe Ramèn, dhe Gjukanoviç aty ku vendos ai vetè, u pèrpoq pèrsèri, tè bèjè lojèrat e vjetra por i mbeti sharra nè gozhdè. Fillim i mbarè.

    Përgjigju
  • Miri: 20/08/2022 14:02

    I ke bere nje analize perfekte Arber. Vetem se beri nje gabim presidenti. Shkoi me vrap ne koncertin e organizuar nga qeveria. Sa te jete Ps ne pushtet, nuk do ktheje asnje ligj.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës