Të majtë e të djathtë thërrasin
dy mbledhje të Këshillit Bashkiak

Të majtë e të djathtë thërrasin<br />dy mbledhje të Këshillit Bashkiak
TIRANË - Dy mbledhje janë thirrur për këshillin Bashkiak të Tiranë. Mbledhja e parë është thirrur nga Aldrin Dalipi që ditën e martë, ndërsa të mërkurën ka qenë zv/kryetari Zamir Ndroqi, i cili ka njoftuar këshilltarët për mbledhje gjatë ditës së sotme në orën 18:00 të pasdites. Ndërkohë Dalipi kishte njoftuar me një shkresë që martën një tjetër mbledhje, gjatë ditës së nesërme.

Njoftimi i parë është bërë për mbledhje të Këshillit Bashkiak nga kreu i zgjedhur, Aldrin Dalipi. Ky i fundit ka njoftuar anëtarët e këshillit se, në ditën e premte do të bëhet mbledhja e këshillit ku në rendin e ditës janë disa vendime për tu marrë.

Por një tjetër njoftim është bërë nga zv/kryetari i Këshillit Bashkiak, Zamir Ndroqi, i cili me anë të telefonit ka njoftuar anëtarët e këshillit bashkiak se, gjatë ditës së sotme do të mblidhet ky institucion. Në njoftim thuhet se në rendin e ditës është edhe zgjedhja e kryetari i të ri të Këshillit Bashkiak.

Dy javë më parë ishte thirrur mbledhje e Këshillit Bashkiak, por ajo nuk u zhvillua.
keshilli bashkiak njoftimi
(Në foto: Njoftimi për mbledhjen e Këshillit Bashkiak)
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë

Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë sot në Kosovë