Rreth 60 persona të mashtruar për vizat në Kanada i janë drejtuar përmes një peticioni Presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Rama, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe kreut të PD, Lulzim Basha.
Ata kërkojnë kryerjen e një hetimi serioz për mashtrimin, pasi ata kanë lidhur marrëveshje dhe kanë bashkëpunuar me një firmë të licencuar me pagesa bankare dhe me noter, që siç shkruhet në peticioni, janë tre shtyllat bazë në një shtet ligjor.
Personat e mashtruar kërkojnë vënien përpara drejtësisë të të gjithë bashkëpunëtorët por edhe institucionet e shtetit që me mosveprimet e tyre kanë lejuar të mashtrohen dhe vidhen familjet shqiptare. Sipas tyre, përgjegjësi kanë tatimet, krimi ekonomik si dhe Shërbimi Informativ Shtetëror.
Gjithashtu, në peticion, 60 personat e mashtruar, kërkojnë kthimin e të gjitha shumave të paguara pranë kompanisë.
Javën e kaluar, policia arrestoi 25 vjeçarin, Klevis Rreshka, si dhe shpalli në kërkim Lule Makashin si dhe vajzën e saj Adela Makashi.
Përmes kompanisë së tyre ANDE-LM, ato premtonin viza kanadeze. Por teksa qytetarë të shumtë kanë paguar shuma të konsiderueshme, ata nuk kanë mundur të marrin vizat e premtuara.

Redaksia Online
Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com