Deputeti i PS, Eduard Shalsi, ka reaguar për vandalizimin e monumentit ‘Lahuta e Malcis’ në Lezhë, nga një grup protestuesish të maskuar. Deputeti pyet nëse një akt i tillë është injorancë apo skenar pasi s’mund të luftosh për të ardhmen e vendit kur nuk respekton veprat e figurave të tij.
“Injorancë apo skenar?! Studentët nuk kursejnë as veprën e At Gjergj Fishtës?! Çfarë kauze mund të mbrohet duke vandalizuar monumentin e veprës së një prej figurave më të mëdha të kombit? Që kur shkatërrimi i simboleve të dijes dhe kulturës u bë shprehje e lirisë? Si mund të pretendosh se lufton për të ardhmen e vendit, kur nuk njeh, e jo më të respektosh, krenaritë e tij?! Apo fshihen qëllime të tjera?!”, shkruan Shalsi.
Monumenti i “Lahutës së Malcis” ndodhet në bulevardin që mban edhe emrin e poetit Gjergj Fishta. Ai paraqet një libër gjigant të hapur, me vargje të gdhendura dhe elemente simbolike që i kushtohen veprës së Fishtës.











Komente
Komento