Të mërkurën katër ndeshje të Superligës, trajnerët analizojnë kundërshtarët

Të mërkurën do të luhen 4 ndeshje për javën e nëntë të Superligës me ndeshjen Bylis-Tirana e cila duke iu referuar tabelës së klasifikimit përbën më shumë interes. Bardheblutë pas fitores me Laçin do të udhëtojnë na Ballsh me synimin e vetëm tre pikët, për të marrë kreun e kampionatit. Në prag të sfidës trajneri Ardian Mema ka deklaruar:

“Në Ballsh kanë fushë të mirë dhe në lë të luajmë dhe të tregojmë vlerat tona. Nuk ka të bëjë fjala transfertë. Me rëndësi është që të bëjmë punën si duhet.”

Ndërkohë Teuta e vendit të parë do të luajë në transfertë kundër Laçit. Trajneri i durrsakëve, Bledi Shkëmbi, vlerëson maksimalisht kundërshtarin pavarësisht rezultateve deri më këto javë:

“Është një ndeshje e vështirë, e vështirë duke parë kundërshtarin. Është një kundërshtar që pavarësisht rezultatetve jot ë mira ka një ekip të fortë, të kompletuar. Aq më tepër që në fushë e vet është shumë vështirë për ta mundur.”

Në Vlorë Flamurtari i vendit të fundit do të presë Vllazninë, e cila të shtunën u mposht nga Partizani. Në prag të sfidës trajneri i vlonjatëve, Sededini, ka kërkuar nga ekipi diçka më shumë se ana taktike apo fizike.

“Ekipit mbi të gjitha në stërvitjet e fundit I kam kërkuar të vënë shpirtin në fushë, zemrën, karakterin, sepse janë ca ndeshje në futboll që luhen me shpirt e me karakter. Plus anën teknike, taktike, që e kemi thënë edhe herë të tjera.”

Ndeshja tjetër e ditës së mërkurë është ajo mes Kukësit dhe Luftëtarit.

 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit