Të mërkurën supersfida Kukësi-Tirana! Partizani pret Kastriotin, trajneri i krutanëve: Luajmë për fitore (VIDEO)

Kukësi-Tirana është supersfida e javës së 10 të Superligës e cila do të luhet e gjitha të mërkurën. Në Elbasan Arena do të jenë përballë nënkampionia dhe kampionia në fuqi e Superligës. Verilindorët e Gegës vijnë pas një humbje me Kastriotin, ndërsa Tirana e Nevil Dedes pas barazimit me Skënderbeun, ndërkohë që në tabelën e klasifikimit i ndajnë 3 pikë.

Nevil Dede, trajneri i Tiranës: “Është një kundërshtar I fortë si çdo kundërshtar tjetër. Tani është rradha e Kukësit dhe shpresoj të shprehemi mirë. Kemi një skuadër solide dhe duhet të pretendojmë të vazhdojmë ecurinë e vjetshme. Deri tani nuk kemi bërë mirë, po as keq nuk kemi bërë duke patur parasysh grupin e lojtarëve që kemi.”

Ndërkohë Vllaznia e cila vjen pas humbjes me Laçin të mërkurën udhëton në Fier për t’u përballur me Apoloninë.

Thomas Brdariç, trajneri i Vllaznisë: “Sigurisht çdo ndeshje duhet të merret si finale, qoftë edhe me vendin e fundit, por edhe me vendin e parë. Ne duhet të punojmë për të patur një rezultat sa më pozitiv.”

Sakaq Partizani, që ka 4 ndeshje pa fitore, pret në Selman Stërmasi Kastriotin, një kundërshtar që gjithashtu i mposhti kryeqytetasit në javën hapëse të kampionatit.

Ramadan Ndreu, trajneri i Kastriotit: “Është një ndeshje vështirë, ndaj një kundërshtari që ka nivel, por dua të them që edhe ne jemi në rimtin e duhur. Nesër lojtarët do japin maksimumin dhe pse jo mos të marrim fitoren.”

Skënderbeu që këtë sezon duket se do luftojë për mbijetesë do të përballet me Teutën në Korçë.

Julian Ahmataj, trajner i Skënderbeut: “Është një ndeshje tjetër, ndryshe nga ajo më Tiranën. Teuta është një skuadër e fortë që do impenjimin maksimal për të marrë 3 pikët.”

Ndeshja tjetër e kësaj jave është ajo mes Laçit dhe Bylisit.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës