Te Mjekësia, “shkarkohet” rektorja
Kruja, komandohet Ali Refatllari

Te Mjekësia, “shkarkohet” rektorja<br />Kruja, komandohet Ali Refatllari
TIRANE- Ministria e Arsimit ka “shkarkuar” rektoren e universitetit të Mjekësisë, Jera Kruja, post të cilin ia ka besuar Ali Refatllarit.
 
Në fakt profesori i njohur i kardiologjisë do të jetë i mandatuar vetëm për një periudhë të shkurtër kohore në këtë post, pasi i është besuar që të çojë këtë universitet drejt zgjedhjeve të para për rektor.
 
Jera Kruja e cila mbante këtë post që prej janarit të vitit 2013, kur edhe u krijua me vendim qeverie, universiteti i Mjekësisë, i përfundonte mandati këtë janar, kohë në të cilën duhet të kishte hapur zgjedhjet për rektor, duke bërë kështu që edhe numri një i universitetit më të ri në vendin tonë, të mos ishte i emëruar me vendim qeverie, por i zgjedhur me votë nga trupa akademike dhe studentët.
 
Por duket se dilemat per të ardhmen e këtij universiteti, ka bërë që kjo gjë të mos ndodhë deri me tani. Por gjatë ditës së djeshme, ministrja Lindita Nikolli, ka prezantuar para stafit rektorin e ri, i cili ka marrë përsipër ta çojë atë drejt zgjedhjeve per drejtuesit e rinj. 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetimirë

Elisa Spiropali flet si kryetare e Kuvendit, mesazh opozitës: ​​​​Nuk do më keni përballë por në krah, do jem vullnetimirë