'Të Mjerët' e Viktor Hygo zbret te 'Skënderbeu' në Lezhë, shfaqja dhuron emocione të forta para publikut lezhjan

“Të mjerët” vepra e klasikut të madh Frances të shek. XIX Viktor Hygo, si asnjëherë më parë është prezantuar në zhanrin e dramës për 3 net me radhë para publikut artdashës lezhjan në memorialin e Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Kthyer në një skenë të vërtetë teatri, shfaqja në muret e lisusit antik pranë zonës arkeologjike, dhuroi  emocione të veçanta për publikun lezhjan.

Me mesazhe të forta dhe regji të Xhilberto Gegës, drama erdhi nën interpretimin e aktorëve të rinj në bashkëpunim me aktorin profesionist të teatrit "Migjeni" të Shkodrës, Nikolin Fërketa.

 “Kjo vepër e përmasave të mëdha  është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku i Lezhës. Një vepër që tregon në mënyrën më të mirë se çfarë domethënë fjala ‘i mjerë’ ku edhe sot është një vepër mjaft aktuale edhe për popullin  në vendin tonë ku jetojmë sot.  Sepse populli shqiptar ndihet sot i braktisur në forma nga më të ndryshmet. Prandaj, ky është një mesazh shumë i fortë që i jepet çdokujt që ka në dorë fatet e këtij vendi,  se si ne duhet që të mbledhim forcat tona për ta patur një jetë sa më të mirë”, tha ai .

Vepra "Të mjerët" e Hygoit u përcoll për tre net me radhë  para publikut lezhjan , ndërsa të shumtë ishin qytetaret  e interesuar për ta ndjekur.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur