Të mposhtësh frikën në katin e 42-të, ballkoni prej xhami mirëpret turistët në Brazil

 Të mposhtësh frikën në katin e 42-të, ballkoni prej xhami mirëpret turistët në Brazil

Ndërtesës më të lartë të San Paulos, Mirante do Vale, i është shtuar një ballkon prej xhami në katin e saj të 42-të.

Vizitorët do të kenë mundësinë të vëzhgojnë qytetin nga Sampa Sky, në lartësinë prej 170 metrash, duke vënë në provë gjithashtu frikën nga lartësia.

Ata mund të ulen në dyshemenë prej xhami dhe të ecin deri në skaj të ballkonit teksa pozojnë për një fotografi.

"Mendoj se është e bukur, më pëlqen. Ishte diçka që mungonte në Sao Paulo," tha Sylvia Barreto, e cila pranoi se ishte pak e frikësuar.

"Është një ndjesi e jashtëzakonshme. Unë jam i frikësuar nga lartësitë, duhet të rrëfej, por unë e kam tejkaluar frikën. Pas hapit të parë ishte e pabesueshme, është e pabesueshme të shohësh qytetin nga kjo lartësi."

Ballkoni është nëntë kate poshtë katit të fundit dhe është frymëzuar  nga Skydeck në Çikagos, e cila është në katin e 103-të të Kullës Willis.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit

Sulmi në kanalin Ibër-Lepenc, ambasadori amerikan në Serbi: Nuk ka prova që vërtetojnë autorësinë e Beogradit