Dritan Shakohoxha, gazetari dhe komentatori i njohur sportiv, ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kreun e FSHF-së. Shakohoxha, i cili si rival ka Armando Dukën 20 vjet në këtë post, ka publikuar edhe 5 pikat ku do të fokusohet.
“Të rindezim pasionin për futbollin!
Disa nga Objektivat:
Të kemi 30 mijë futbollistë nga 13 mijë që kemi sot.
Krijimi i Federatave Rajonale, jo më me funksionin e Shoqatave
Nga 8 Shoqata Rajonale, kalim në 11 Federata Rajonale. Vlora,Lushnja dhe Kavaja të jenë më vete.
Futbolli paguan 100 mijë euro në muaj qira për fushat e stërvitjes kosto 1,2 milion euro në vit që duhet të mos ekzistoj më për asnjë nga Akademitë.
Secili rajon do të ketë kompleks sportiv me 4 fusha si dhe me zyra të Federatës rajonale për të gjithë anëtarët e saj. Tirana, si Federata më e madhe rajonale i duhen 3 komplekse,”-shkruan Dritan Shakohoxha.
Komente












