Vera po afron dhe në revistat botërore po publikohen trendët e kësaj vere për tu dukur sa më ‘in’ për pushimet tuaja buzë detit. Këtë herë janë më trendy bady-t shumëngjyrëshe apo me printe lëkura kafshësh.
Gjithashtu dominojnë dhe ato me viza, ngjyra dhe lule. Të kapura në qafë, të hapura në pjesën e shpinës apo të çara në pjesën përpara. Këto janë disa nga modelet që sipas ‘Cosmopolitan’ do ju bëjnë të ndjeheni sa më rehat dhe ju fshehin ndonjë defekt në trupin tuaj të krijuar gjatë stinës së ftohtë.
Komento